Gareth Bale do të qëndrojë jashtë fushave të futbollit për më shumë se 3 muaj, pas dëmtimit të rëndë që pësoi në kyçin e këmbës së djathtë në fillim të muajit dhjetor, dëmtim i cili e detyroi ti nënshtrohej edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Por uellsiani po bën të pamundurën që të rikthehet në top-formë. Ai po stërvitet çdo ditë, pavarësisht se ende nuk mund të qëndrojë mbi këmbën e djathtë.
Gjatë ditës së djeshme, ylli i Real Madrid nuk ka menduar shumë për festën e Krishtlindjeve, por vetëm është stërvitur. (A.R/SHUPLAKA)