09:27 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

“Nuk ka makinë me dy timonë”, Veliaj dhe Tahiri thumb LSI-së

10:17 | 31/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nuk ka makinë me dy timonë”, Veliaj dhe Tahiri thumb LSI-së

Sajmir Tahiri nga Petrela  bashkë me kreun e Bashkisë Erion Veliaj teksa prezantuan kandidatët për deputetë, Xhemal Qefalia dhe Azbi Arapi, pohuan se makinë me 2 timonë nuk mund të ketë. Një thumb ky për LSI-në. 

Tahiri tha se që në datën 25 qershor të gjithë shqiptarët të votojnë Partinë Socialiste si e vetmja zgjidhje për Shqipërinë që duam. “Ne ia dolëm që të kemi mundësinë, të ketë mekanizma të atillë në sistemin e drejtësisë që më në fund të ketë drejtësi. Dhe në qoftë se kemi vuajtur 25 vjet për drejtësinë që nuk kemi patur, të paktën fëmijët tanë do kenë mundësinë të kenë drejtësinë siç duhet. Siç ia dolëm për reformën në drejtësi, ishte më e vështira, jo sepse gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar ishin të paprekshëm, por sepse partia që ishte deri dje në pushtet i mbronte, ngriti çadrën atje vetëm për të mbrojtur veten, për të mbrojtur dhe gjyqtarët e korruptuar dhe për të mbrojtur mundësinë që të kishin pushtet, aty ku nuk duhet të kishin. Aty ku duhet të ketë qytetari pushtet dhe kjo është drejtësia”, theksoi Tahiri.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u shpreh se përballë alternativës së Partisë Socialiste qëndron një parti e cila jo vetëm nuk ofron asnjë program zhvillimi, por me shumë vështirësi plotësoi listat me kandidatë për zgjedhje.

“Ne themi ta bëjmë Gërdecin si Tirana, këta kanë sjellë Fatmir Mediun në Tiranë ta bëjë Tiranën si Gërdeci. Cila është oferta e skuadrës sonë kundra? Kush është ekipi përballë? Së pari ende s’e dimë, ende s’kanë mbaruar me listat. Ne s’e dimë ende kë kemi kundërshtarë këtu në Petrelë. S’e dimë kë kemi! Ka dhjetë ditë nuk bënë dot listat. Ka dhjetë ditë vetëm i ikin njerëzit nga listat. Pra një parti që për dhjetë ditë nuk zgjidh dot hallin e vet, si do zgjidhë hallin tonë!? Ai mezi ka mbushur për dhjetë ditë 140 rreshta me emra robsh anëtarë partie, e kuptoni apo jo?!”, tha Veliaj. (J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: Erion Veliajsajmir tahiri
Pas

Marrje mendsh, të vjella, helmohen 11 punonjëse të një fabrike në Fushë-Krujë

Para

E imagjinoni Donald Trump duke kërcyer dhe kënduar në skenë? Ndiqni këtë performancë (VIDEO)

Para
E imagjinoni Donald Trump duke kërcyer dhe kënduar në skenë? Ndiqni këtë performancë (VIDEO)

E imagjinoni Donald Trump duke kërcyer dhe kënduar në skenë? Ndiqni këtë performancë (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Finalja e Botërorit të Klubeve, Chelsea dhe PSG përballen në një superduel në New York

Zjarri në Palokastër të Gjirokastrës rrezikon banesat, vihet nën kontroll

Trump shpall tarifa të reja ndaj BE-së: Reagojnë Franca, Gjermania, Holanda dhe Italia

“Jo standarde të dyfishta”/ Deputeti gjerman kritikon heshtjen politike për gjendjen e shqiptarëve në Serbi

Propozohet kufizim të fëmijëve emigrantë në shkollat ​​gjermane! Mbështetje dhe kritika

Hamasi refuzon një tjetër propozim nga Katari për armëpushim

Kurti takohet me zyrtarin e lartë të DASH, diskutohen raportet me Serbinë

Me urdhër të Rubios, pushohen nga puna 1300 punonjës në DASH, mes tyre Yuri Kim! Ish-ambasadorja në protestë, përqafim mes lotësh me kolegët

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.