13:19 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nuk ka më gjak për talasemikët në Lushnjë, situata alarmante

21:29 | 13/12/2016
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nuk ka më gjak për talasemikët në Lushnjë, situata alarmante

Spitali i Lushnjës nuk disponon më gjak në “Bankën e Gjakut” të kësaj qendre spitalore, duke rrezikuar kështu jetën e rreth 200 të sëmurëve me talasemi, të cilët nuk plotësojnë nevojën për transfuzion.

Situata ka arritur deri në këtë pikë, që pas ndërprerjes së pagesave për dhurim gjaku.

Përveç kësaj, për të marrë këtë shërbim pacientët janë të detyruar të sorollaten nga një spital në tjetrin.

Gazetarët e Fiks Fare shkuan në spitalin e Lushnjës, ku mësohet se banka e gjakut në këtë institucion shëndetësor u shërben mbi 200 pacientëve me talasemi, të cilët nuk janë vetëm nga Lushnja dhe rrethinat e saj, por dhe nga Berati, Mallakastra, Elbasani, Kavaja dhe Fieri. Sipas nevojave, pacientët marrin gjak 1 ose 2 herë në muaj.

Mjekët e këtij spitali, tregojnë se në muajt e fundit ka rënë ndjeshëm numri i dhuruesve vullnetarë të gjakut, kjo edhe sepse nuk lejohet më “dhurimi me pagesë”.

Mjekët dhe pacientët japin alarmin se mungesa e flakoneve të gjakut shkakton probleme serioze te të sëmurët.

“Vajza ime e ka jetë të dytë. Kjo pasi është e theksuar mungesa e gjakut në spitalin e Lushnjës. Shumë herë kam ardhur me të dhe nuk ka mundur të marrë transfuzionin. Ajo vuan nga talasemia, por edhe nga komplikacione të tjera”, është shprehur një prind nga Berati.

Ky prind shton gjithashtu se ilaçet u janë caktuar t’i marrin në Tiranë.

“Nuk kemi mundësi ekonomike të shkojmë në Tiranë, të paktën të gjendet zgjidhje e t’i marrim në Lushnjë”, tregon beratsi.

Dr. Mehmet Xhindoli shprehet: “Çdo vit kemi marrë rreth 2500 njësi gjaku, por nevojat janë për 3500 të tilla”.

Në Qendrën Kombëtare të Gjakut në Tiranë marrin transfuzionin rreth 300 pacientë talasemikë. Mjekët theksojnë se bashkëpunojnë edhe me bankat e tjera të gjakut, por fillimisht plotësojnë nevojat për Tiranën.

“Kur bankat e gjakut të rretheve bëjnë kërkesë për të marrë flakonë gjaku, ne ato që teprojnë ua japim. Duhet theksuar se rreth 1% e popullsisë dhuron gjak, por për të plotësuar nevojat duhej të ishte dhurues gjaku 2% e popullsisë”, shpjegon QKGJ-ja.

Musa Zeneli, kreu i shoqatës së të sëmurëve me talasemi shprehet se pasojat mund të jenë fatale për të sëmurët me talasemi nëse ata nuk furnizohen me gjak sipas nevojave shëndetësore që kanë.

“Këta të sëmurë kanë nevojë për transfuzion gjaku të paktën një herë në 20 ditë. Për fat të mirë apo të keq unë jam anëtar i komisionit ‘për gjetjen e strategjisë për grumbullimin e gjakut’ dhe po ju them se Ministria e Shëndetësisë, që nga 2012 është mbledhur 2 herë. Ata nuk kanë më frikë as nga Zoti dhe as nga ligji. Ministria duhet të bëjë më tepër fushata sensibilizuese. Këto partitë politike, në vend që të organizojnë takime, duhet të bëjnë thirrje për dhurim vullnetar”, shprehet  Zeneli.

Për të plotësuar nevojat e pacientëve për gjak, mjekët e Lushnjes punojnë duke lëvizur edhe në rrethe të tjera për të siguruar flakone gjaku.

Sipas tyre, kjo krizë mund të kapërcehej nëse çdo person i rritur dhe i shëndetshëm, do të dhuronte gjak qoftë një herë në vit.

Etiketa: mungese gjakuSpitali i Lushnjes
Pas

Berisha thirrje shqiptarëve: Të bashkohemi për të përmbushur 7 kriteret e BE-së

Para

Ndikimi rus dhe rritja e ekstremizmit, NATO e gatshme të ndërhyjë në Ballkan

Para
Ndikimi rus dhe rritja e ekstremizmit, NATO e gatshme të ndërhyjë në Ballkan

Ndikimi rus dhe rritja e ekstremizmit, NATO e gatshme të ndërhyjë në Ballkan

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan i ofron Iranit ndihmën për të lehtësuar bisedimet bërthamore dhe për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit me Izraelin

Tiranë/ Fëmija 9-vjeçar përfundon i plagosur në spital, i ra në kokë sendi që hodhi nga ballkoni i pallatit 20-vjeçarja! Policia e procedon

Zëvendëspresidentja e BKA-së, vizitë pune në Policinë e Shtetit

Tiranë/ Policia Rrugore intensifikon kontrollet, arrestohen 30 shoferë, pezullohen 22 leje drejtimi

Tnetoi t’i japë fund jetës duke konsumuar mbidozë medikamentesh, shpëton mrekullisht 32-vjeçarja në Tiranë

Katër ditë pas sulmeve, Izraeli shpall kontroll total ajror mbi Iranin

Të shtëna me armë në festival në Utah të SHBA-ve! Tre të vdekur, përfshirë një foshnjë

EMRI/ Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe e kanosi me mjet prerës, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

Rrëzohet në burg, dëmton legenin ish-shefi qarkullimit Roven Zeka, kërkon dhe ndryshim mase në GJKKO

U ekstradua nga Zimbabve dy ditë më parë, Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën “arrest në burg” për Loran Dushën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.