Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në vitin akademik 2020-2021, rreth 63% e studentëve të regjistruar për të ndjekur studimet e larta ishin femra.
Sipas këtyre statistikave të studimeve në universitet shqiptare, tregojnë se ka një thellim të pabarazisë gjinore në të gjitha nivelit e studimit.
Në universitetin e Mjekësisë 91% e rregjistrimve ishin femra në studimet Bachelor, dhe në këtë vit aktual akademik,u rregjistruan 1798 studentë, prej të cilëve 1639 ishin femra.
Perveç fakultetit të Politeknikut, ku përqindja e të rregjistruarve meshkuj është 31%, në universitetet dhe degët e tjera dominojnë femrat.
Për studimet master, diferenca është edhe më e lartë. Në vitin aktual akademik nga totali i regjistrimeve 69% ishin femra. Në Universitetin e Tiranës, 82% e regjistrimeve për master ishin femra dhe në Universitetin e Mjekësisë,77%.
Shkaku kryesor i këtij diferencimi gjinor për studimet e larta po shkaktohet nga emigracioni i lartë dhe prirja e vajzave për të studiur qe në këtë mënyrë për të krijuar një jetë të pavaruar .
Numri i lartë i femrave në universitet po dominon në të gjithë botën, jo vetëm në vendin tonë, kjo dominancë lidhet me rritjen e ofertës universitare, por edhe ndryshimit të qëndrimeve kulturore në vendet në zhvillimin.
Emigracioni në vendin tonë është shumë i përhapur, dhe sidomos në vitet e fundit pas heqjes së vizave, dhe kjo gje ka ndikur që djemtë të orientohen më shumë drejt rrugës së emigrimit se sa atë të shkollimit. Megjithëse gratë po diplomohen gjithnjë e më shumë se meshkujt, mundësitë e punësimit nuk kanë ndjekur domosdoshmërisht të njëjtin shembull.
Statistikat globale tregojnë se edhe në vendet ku pjesëmarrja e femrave në arsimin e lartë është rritur ndjeshëm, numri i femrave të punësuara nuk është rritur.
Hendeku gjinor i pagave gjithashtu është i pranishëm, kur gratë kalojnë në role menaxheriale. Nga 93 vendet për të cilat disponohen të dhëna, hendeku gjinor i pagave është më i lartë për menaxherët sesa për totalin e punonjësve në 43 vende. Në Shqipëri, hendeku gjinor në sektorin e pagave gjatë vitit 2019 ishte 10% sipas shifrave të INSTAT.
Hendeku gjinor i pagave mbetet një tregues i vazhdueshëm i pabarazisë midis burrave dhe grave në botën e punës.
Në vendet me të ardhura të larta, ashtu edhe në ato me të ardhura të ulëta, gratë ende kryejnë pjesën më të madhe të punëve në shtëpi dhe gjithashtu të punësuara në punë me pagesë të plotë.
(H.H/Faxweb.al)