Nuk ka paqe për Antoine Griezmann.
Pas paraqitjes zhgënjyese në ndeshjen e parë të La Liga-s me fanellën e Barcelona-s, sulmuesi francez ka marrë një tjetër lajm të keq.
Pavarësisht lamtumirës së Coutinho-s, fanella me numrin 7 e Barcelona-s nuk do të përfundojë mbi shpatullat e tij. Në fakt, rregullorja i ndalon ndryshimet pas zhvillimit të një ndeshje zyrtare.
Griezmann, i transferuar te Barça nga Atletico Madrid, ka zgjedhur të veshë numrin 17, duke parë se 7 mbahej nga braziliani, por edhe pas transferimit të tij te Bayern, ajo fanellë do të mbetet vetëm një ëndërr për francezin.
Kështu, Griezmann do të vazhdojë ta mbajë fanellën me numrin 17, ndërsa ajo me numrin 7 do të mbetet e lirë deri në merkaton e ardhshme.