13:29 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Nuk ka prova për Klement Balilin, prokuroria shqiptare akuzë palës greke

20:26 | 19/07/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nuk ka prova për Klement Balilin, prokuroria shqiptare akuzë palës greke

Kalimi i dosjeve të Klement Balilit, i njohur ndryshe si ““Eskobari i Ballkanit”, është bërë shkak që në të njëjtën lojë të hyjnë edhe drejtësia shqiptare me drejtësinë greke.

Burime pranë organit qendror të akuzës thonë për Top Channel se hetimet ndaj 45-vjeçarit janë në vendnumëro që prej të paktën katër muajsh. Ky ngërç i hetimeve, siç shpjegojnë burimet, vjen për shkak se autoritetet greke nuk u janë përgjigjur ende prokurorëve të Krimeve të Rënda mbi kërkesën për t’i bashkangjitur dosjes provat shtesë.

Mësohet se letërporosia është përcjellë në kohë rekord nga Krimet e Rënda, ku kërkohen akte të tjera të dosjes, sikurse janë procesverbalet e këqyrjes së ngarkesës së hashashit të bllokuar nga policia greke në fund të prillit 2006.

Gjithashtu autoritetet greke duhet të përcjellin edhe deklaratat e të dyshuarve si skafistë, Petro Dalanaj dhe Kleanth Palaj. Siç rezulton nga përgjimet, të dy ata udhëzoheshin në telefon nga Balili për të transportuar një ngarkesë hashashi nga Saranda drejt Greqisë.

Prokuroria pretendon se në dosjen voluminoze, pala greke të shpjegohet sesi u zhvillua operacioni antidrogë 2016, që u finalizua me 21 të arrestuar në total, 16 në Greqi dhe pjesa tjetër në Belgjikë, Bullgari dhe Itali. Por në dosje janë të administruara gjithashtu edhe përgjimet ku pretendohet se Balili  flet me anëtarët e rrjetit për transportin e drogës, gjatë kohës që ai ishte zyrtar i Drejtorisë së Transporteve.

Shpallja në kërkim e 45-vjeçarit që nga maji 2016 dhe deri në fund të vitit futi në një debat institucionet shqiptare mbi shpalljen në kërkim të tij dhe mosarrestimin.

Ndërkohë mbi Balilit ekziston me vendim gjykate një masë arresti në mungesë dhe një shpërblim prej 5 milionë lekësh, pikëpyetjet për arrestimin e tij konsiderohen të mbyllura.

(S.SH/Shuplaka)

 

Etiketa: drejtesia grekegjykata shqiptareKlemend Balili
Pas

“Pika që s’të bie se nga budallenjtë rron”, dëgjesat publike të Ramës për Lubonjën janë thjesht një “show”

Para

Presidenti i IUSY Howard Lee vlerëson LRI-në: Jam i impresionuar, të rinj të talentuar janë zgjedhur në Parlament

Para
Presidenti i IUSY Howard Lee vlerëson LRI-në: Jam i impresionuar, të rinj të talentuar janë zgjedhur në Parlament

Presidenti i IUSY Howard Lee vlerëson LRI-në: Jam i impresionuar, të rinj të talentuar janë zgjedhur në Parlament

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gramsh, operacion policor antikanabis: Arrestohet 63-vjeçari, në kërkim djali i tij për kultivim bimësh narkotike

Kremlini: Rusia mbështet Iranin dhe dënon sulmet amerikane e izraelite, paralajmërim për tensione të reja

Berisha: Edi Rama dhe Altin Troplini, “baljozët e zi” të krimit elektoral

Berisha: Beteja është e gjithanshme.Motoja jonë është, qeveri teknike ,zgjedhje të lira

Berisha publikon pamje nga farsa elektorale: Komisionerët votojnë bashkë me zgjedhësit, kontrollojnë çdo votë

“Mjaft me bombat” – Trump ultimatum Izraelit: Ulni avionët dhe ktheni pilotët në shtëpi

Divjakë, 15-vjeçari humb jetën në një aksident me motoçikletë

Berisha: “Vota vdiq pa hyrë në kuti”, rinumërimi është kërkesë e kandidatëve, jo e PD-së

Trump: Nuk jam i kënaqur, Izraeli dhe Irani shkelën armëpushimin

Berisha: Fox News e cilësoi Ramën si “Ramaduro i Europës”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.