Rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha është shprehur kundër vaksinimit të detyrueshëm për pedagogët dhe studentët, ndërsa tha se në momentet që flasim nuk dihet ende sesi do të procesohet në vitin e ardhshëm akademik.
Hoxha tha se rreth 75% e stafit në Universitetin e Tiranës është vaksinuar, dhe detyrimi për të bërë vaksinës nuk është i drejtë.
“Është e rëndësishme kryerja e vaksinës, por vaksinimi nuk ka pse të jetë i detyrueshëm. Ende nuk e dimë sesi do të procedohet me mësimin vitin e ardhshëm akademik. Rreth 75% e stafit në Universitetin e Tiranës është tashmë i vaksinuar”, tha Hoxha gjatë një ceremonie në nderim të një studenteje dhe dy pedagogëve që humbën jetën si pasojë e Covid.
Në nderim të studentes dhe pedagogëve që humbën jetëbn u mbollën dhe disa rrënjë ullinj në ambientet e jashtme të godinës së Fakultetit Ekonomik.
Prej disa javësh, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu në deklarat publike kanë deklaruar se të gjithë studentët që duan të zhvillojnë mësim në auditore duhet të vaksinohen.
Të gjithë studentët që nuk pranojnë të vaksinohen nuk do të jenë pjesë e auditoreve, ndërsa mbetet e paqartë nëse mësimi për ta do rtë zhvillohet online.
(E.K/Faxweb.al)