Të gjitha shkollat e Tiranës, përfshirë ato private, do të zhvillojnë mësim normalisht ditën e nesërme. Pavarsisht se e shtuna konsiderohet si ditë pushimi, dita e nesërme bën përjashtim.
Sipas njoftimit zyrtar nga Ministria e Arsimit e gjitha bëhet për të zëvendësuar ditën e humbur më 27 nëntor, e hëna që u bë pushim për shkak se e marta dhe e mërkura përkuan me festat e nëntorit.
(F.M/Faxweb)