Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur në selinë e PD-së krerët e bashkivë që drejtohen nga e djathta, takim ky që vjen menjëherë pas daljes së rezultateve finale për zgjedhjet e 30 Qershorit.
Pas përfundimit të takimit kreu I Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu dhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi kanë dhënë edhe deklaratat e tyre përkatëse para gazetarëve.
Mziu i’u përgjigj pyetjes së a do ta pranonte zëvendësimin e tij me Rakip Sulin, duke thënë se kjo nuk do të ndodhte deri me 13 Tetor, datë e dekretuar nga Presidenti.
“Asnjë shans për të lëshuar zyrën përpara zgjedhjeve të 13 tetorit. Është e mjaftueshme duke parë raportin e fundit të OSBE/ ODIHR ku theksohet se është shkelur ligji dhe zgjedhjet janë të paligjshme. Shihemi në zgjedhjet e tetorit”, tha Mziu.
Ndërkohë kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi tha se situate është e rëndë në daljen nga selia e PD-së. Ajo shtoi se është herët të flitet për zyrën e drejtuesve vendor teksa argumentoi se raporti i ODHIR-it është reflektim duke e lënë të kuptohet se vendimet përfundimtare ju përkasin ditëve në vijim.
“Jemi akoma herët për zyrën. Raporti i ODHIR është një reflektim. Do të shohim zhvillimet në vijim jo vetëm të klasës politike por edhe të njerëzve. Ajo që bëri populli shqiptarë dje është historike.” Tha Voltana Ademi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post