Ndonëse pamje të tilla janë bërë më të shpeshta në institucionet shkollore ato nuk mjaftojnë per të qetësuar prindërit për sigurinë e të vegjëlve të tyre.
Pasiguria për jetën është rritur në dekadën e fundit. Kjo vihet re jo vetëm te rritja e ngjarjeve kriminale, por dhe kujdesi i shtuar i prindërve dhe gjyshërve për të qënë pranë fëmijëve në cdo moment të ditës. Prindër dhe gjyshër që shoqërojnë të vegjëlit në shkollë, kurse madje dhe xhirot e pasditës janë bërë të zakonshëm për kohët ku jetojmë. Vetë të rriturit pranojnë se ndjehen të shqetësuar dhe të frikësuar në të njëjtën kohë nëse nuk i shoqërojnë cdo ditë fëmijët në shkollë edhe pse për shumë prej tyre kjo është kosto financiare dhe kohore.
“-Sot ka frikë nga njerëzit. Ndoshta ndodh ndonjë gjë. Nuk ka siguri sot fare. Sepse po ndodh çdo gjë.
-Unë e kam larg në Belsh çupën dhe detyrohen gjyshërit dhe gjyshet t’i sjellim. Nuk i lëmë dot vetëm se ka edhe shumë mjete. Edhe frika se mos i rrëmben njeri”– u shprehën disa prej gjysheve që shoqëronin fëmijt në shkolla.
Lëvizja e mjeteve pa respektuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe fenomene të tjera sociale janë ato që shqetësojnë më shumë prindërit e sotëm.