Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në qytetin e Korçës pasi ka ndërruar jetë vëllai i Gramoz Nakos, i cili u vra nga kunati i tij pak ditë më parë dhe që më pas ky i fundit vrau edhe veten në prezencë të Policisë.
Burime bëjnë me dije se viktima e sotme është 59-vjeçari, Rasim Nako i cili vuante nga një sëmundje e rëndë ndërsa nuk përjashtohet edhe mundësia që të ketë pësuar traumë për shkak të vrasjes së të vëllait.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e 8 Korrikut shumë pranë qendrës në qendër të qytetit të Korçës pasi një person është gjetur i vdekur në banesën e tij.
Fillimisht u raportua se viktima Gramoz Nako ishte gjetur nga bashkëshortja e tij duke u akumuluar se mund të kishte vrarë veten, ndërkohë që dyshimet e para kishin të bënin me atë se aim und të ishte dhunuar e më pas grabitur pasi e shoqja deklaroi se 13 mijë euro që I mbanin në shtëpi nuk ishin gjetur aty ku i ruanin.
Por më pas u mësua se Nako ishte divorcuar nga bashkëshortja e cila sipas fqinjëve jetonte në Amerikë, ku ndodhej edhe vajza e tyre.
Ndërkohë hetimet u përqëndruan në një tjetër pistë, dhe policia zbarkoi në banesën e knatit të tij, Sefedin Zenellari, 71-vjeç .
Mësohet se kur ka shkuar policia në banesën e tij për ta shoqëruar në lidhje me ngjarjen e djeshme, 71 vjeçari është mbyllur në dhomë dhe ka vrarë veten.
Burime konfidenciale nga grupi hetimor bëjnë të ditur per Faxweb.al se 71 vjeçari dyshohet si autor i vrasjes së Gramoz Nakos, me të cilin ka lidhje familjare.
Pas njoftimit të policisë se duhet të shkonte me ta në Komisariat, Zenellari është mbyllur në një dhomë dhe ka vrarë veten ku dyshohet se ka përdorur amrën me të cilën është vrarë mbrëmjen e kaluar kunati i tij, Garmoz Nako, ç’ka ka hedhur dyshimet se Zenellari ka qenë autori i vrasjes me Nakon.
Ndërkohë lidhur me këte ngjarje kanë folur edhe dy miqtë e Zenellarit të cilët kanë deklaruar se e njihnin për njeri të qetë, të mbyllur dhe që ishte ndarë nga bashkëshortja e tij ku jetonte vetëm në qytetin jug-lindor.
(F.GJ/FAXWEB.AL)