16 kilogramë marijuanë janë sekuestruar në kufirin greko-shqiptar.
Droga u kap në Sajadhe, Igumenicë. Policia greke ndaloi një motor, në bagazhieren e së cilit dhe në çantën e shpinës së drejtuesit, zbuloi dhe sekuestroi 15 pako me 16 kg 390 gram marijuanë
Në pranga drejtuesi i mjetit, shqiptar 36-vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.