14:30 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Nuk ka vend për panik”, Bledi Çuçi radhit 3 problemet më të mëdha për sigurinë ushqimore

23:05 | 08/05/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Reforma Zgjedhore/ Çuçi bën deklaratën e papritur: Me plotësimin e vakancave kalon në Parlament

Sigurinë ushqimore ka qenë një temë mjaft e nxehtë debate ditët e fundit pas skandaleve të publikuara në media lidhur me pesticidet që përdoren por jo vetëm.

Duke folur për këtë temë, Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi i ftuar në “Opinion” ka renditur tre problemet më të mëdha të këtij sektori të cilat sipas tij kryesoret vijnë nga produktet shtazore.

“Problemi i parë është me strukturën që do ta rregullojmë, ka një mangësi në lidhje me laboratorët për të bërë të gjitha kontrollet në një kohë të përshtatshme dhe problemi që shfaqet më shumë ka të bëjë me produktet shtazore, me prejardhje shtazore, mishi dhe bulmeti sepse është shumë e shtrirë hapësira për të manipuluar sepse fillon që nga kullota që merr bagëtia, e cila mund të jetë e kontaminuar prej mbeturinave, që te therja, etj. deri në shitje”, është shprehur Çuçi.

Ministri ka ftuar qytetarët të bëjnë sa më shumë denoncime reale, duke thënë se nuk ka vend për panik.

“Nuk ka vend për alarm dhe panik. Unë them që ka një përmirësim të ndjeshëm, nëse e ngremë pak alarmin nuk ka gjë të keqe, por pa shkuar te paniku. Strukturat përgjegjëse sot janë nën një situatë që nuk kanë qenë asnjëherë më mirë se kaq. Vetëm në 2018 kemi bërë rreth 60 mijë kontrolle, 1600 gjoba dhe janë çuar në kallëzim penal 92 subjekte.

Unë si ministër kam vërejtjet e mia, edhe për pjesën strukturore. Pjesa e kontrollit është më e strukturuar, sepse ushqimet hyjnë vetëm në disa pika doganore. Prodhimi i brendshëm është shumë më i shtrirë dhe barra më e madhe i bie prodhuesit. Unë i ftoj qytetarët që të bëjnë sa më shumë denoncime reale”, ka thënë Çuçi.

Etiketa: Bledi Cucisiguria ushqimore
Pas

Sanitarja denoncon drejtoreshën: Më pushoi nga puna padrejtësisht, e ka kthyer insitucionin në pronën e saj

Para

Mësohet gjithçka, Tottenham-Liverpool do të jetë finalja e Champions

Para
Mësohet gjithçka, Tottenham-Liverpool do të jetë finalja e Champions

Mësohet gjithçka, Tottenham-Liverpool do të jetë finalja e Champions

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zbulohet vatër murtaje në Maliq, do të asgjësohen 192 kafshë.Rrezik për mbi 5000 krerë në zonat përreth

Turqia u bën thirrje Iranit dhe Izraelit të zbatojnë armëpushimin e ndërmjetësuar nga SHBA

Kosova merr masa për pritjen e 50 personave të dëbuar nga SHBA, MPB jep detaje për strehimin

Kapet në flagrancë 20-vjeçari algjerian në Korçë, ndihmonte emigrantët e paligjshëm për kalimin e kufirit me Greqinë

Blushi: Turizmi po lëngon. Vlora thahet për ujë, Agjencia e Mjedisit e BE shpall 84% të ujrave për notim të ndotura si higjena e Ramës

Rama në Hagë: Takim me senatorët e grupit vëzhgues të NATO-s në Senatin Amerikan

Aksident tragjik në Divjakë, humb jetën 15-vjeçari me motoçikletë.Pamjet nga vendngjarja

Berisha: Statuti flet për zgjedhje, jo për farsë. Apel për moskeqinterpretim

Gramsh, operacion policor antikanabis: Arrestohet 63-vjeçari, në kërkim djali i tij për kultivim bimësh narkotike

Kremlini: Rusia mbështet Iranin dhe dënon sulmet amerikane e izraelite, paralajmërim për tensione të reja

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.