Prokuroria e Tiranës i ka cilësuar të ligjshme vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë për koncesionet për të cilat patën nisur hetime në vitin 2016.
Mësohet se prokuroria e Tiranës ka pushuar dosjen penale të hapur në lidhje me koncesionet në Ministrinë e Shëndetësisë të drejtuar nga Ilir Beqja.
Sipas prokurorisë në të tri rastet, nuk ka pasur shkelje ligjore dhe as elementë të veprës penale në vendimmarrjen e Ministrisë së Shëndetësisë.
Grupi i hetimit është treguar deri tani diskret me argumentin e sekretit hetimor.
Objekt i hetimit të prokurorisë ishin: Koncesioni i kontrollit mjekësor, i njohur edhe si check- up, me vlerë prej 120 milionë euro, koncesioni i hemodializës me vlerë 86 milionë dollarë, dhe koncesioni i sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë dollarë.
Prokuroria ka vendosur mbylljen e hetimeve për këtë çështje. (M.D/Shuplaka)