Analisti Fitim Zekthi ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku foli për aktualitetin politik dhe zhvillimet që pritet të ndodhin në vend ditët në vijim.
Zekthi tha se çdo kush që do të drejtojë vendin me ikjen e Ramës, do të qeveriste më mirë se sa ai, ndërsa shtoi se sistemi autokratik që ka krijuar është bërë i padurueshëm për këdo.
Zekthi vuri theksin tek zgjedhjet e 13 Tetorit kur tha se nuk besonte se do të zhvilloheshin sepse nuk ka vullnet politik, e mbi të gjitha “Komisioni Qëndror i zgjedhjeve i kapur nga mazhoranca nuk po merret e organizimin e tyre”.
“Unë gjykoj se me 13 Tetor me shumë gjasa nuk do të ketë zgjedhje sepse duhet një vullnet politik i të gjitha palëve. Zhvillimi i këtyre zgjedhjeve në këtë datë do të thotë rënia e Ramës nga pushteti, dhe ai do të bënte çdo lëvizje të mundhsme dhe akrobaci për të mbajtur pushtetin. Ky pushtet ka bërë një marrëveshje me djallin për qeverisjen me djallin, dhe kjo marrëveshje nuk e lejon atë të dorëzojë pushtetin”.
Mund të bëhen zgjedhje pa pjesmarrjen e mazhorancës?
“Kjo nuk është gjë që mund të bëhet sepse organizohen nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i cili në vend që të ishte i pavarur, është i kapur nga qeveria. Dy mënyra ka për të hyrë në zgjedhje, e para nga presioni masiv i ndërkombëtarëve dhe e dyta presioni i madh dhe tubimet masive të qytetarëve. Ne e pamë para pak ditësh çfarë ndodhi me dosjen e tmerrshme të përgjimeve ku Marku e transferoi nga Krimet e Rënda në Dibër.
Sado që të përpiqet, nëse Kajmaku ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit, nuk e shpëton dot dhe kjo gjë do të zbardhet në ditët në vijim. Vetë Rama është mohuesi iparë i këtyre situatave. Ka gjashtë vite që ka ndodhur sjellja e krimit në politikë dhe ka nisur me avionët e drogës”.
Si do ta komentonit vendimin e PD-së për të mos u regjistruar në zgjedhjet e 13 Tetorit ndërkohë që disa aleatë kanë bërë të kundërtën?
“Situata është paksa paradoksale. Zgjedhjet në fund të fundit në këtë vend që organizohen nga tre-katër parti politike nuk do të mbaheshin dot kurrë në këto rrethana. Nuk mund të ketë zgjedhje dhe ti pranojë PD kur nuk ka KQZ, kur Denar Bba ka ikur, se di ku është fshehur. Turpe dhe vandalitete të kësaj natyre siç janë ato të KQZ… duhet të arrestohen në flagrancë”.
Nëse PS do të zbriste nga pushteti, a do të ishte PD e denjë në këto kushte që është për të drejtuar Shqipërinë?
“Jemi në një autokraci që e ka futur vendin në një situatë dramatike. Gjysma e shqiptarëve janë më të mirë se Rama për ta qeverisur vendin. Edhe ai shitësi i zakonshmë i bukës e bën më mirë këtë punë se sa ai Nuk do të kemi kurrë më një qeverisje dhe drejtim më autokratik. Kemi shkuar në një pikë që gjithkush që do të qeveris nesër, do ta bëjë më mirë se sa Rama, Situata ka vajtur aty ku nuk durohet më nga askush. PD sido që të jetë, është një parti që është krijuar nga një frymë liberale dhe jo nga politikat dhe skenaret jugosllave”, tha Zekthi gjatë bisedës në studion e Fax News me gazetarin Enea Meksi.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/474328140015676/
(F.GJ/FAXWEB.AL)