Avokati Altin Goxhaj ka qenë i ftuar në studion e Fax News, ku ka komentuar dhe protestën e shtatë kombëtare që do të mbajë opozita e bashkuar.
Goxhaj u tregua i ashpër me kryedemokratin Basha, pasi sipas tij gabon rëndë sa kohë që në asnjë moment nuk shprehet kundër Erion Veliajt. Sipas avokatit të njohur Veliaj nuk është përfshirë në asnjë nga spotet e PD-së ku etiketohen hajdutët e qeverisë Rama.
Goxhaj u shpreh i bindur se numri 1 i Tiranës po punon fuqishëm që ti zërë vendin Ramës, dhe emërimi i tij në krye të PS është çështje kohe.
“Të bësh një kërkesë për të hequr Edi Ramën dhe të mos përmëndësh Erion Veliajn, do të thotë që të vendosësh këtë të fundit kryeministër. Në spotin që ka nxjerrë Lulzim Basha për të protestuar shihen 40 surretër po jo ai i Erion Velisë. Në të gjitha spotet e PD mungon surrati i Erion Velisë, tashmë e dinë të gjithë që ai është pasardhësi i Edi Ramës. Partinë Socialiste e ka ngrënë G99, po hap fushatën në një pallat sporti që ishte më i vogël se ai që hapte dikur fushatën G99”, u shpreh Goxhaj.
Ai deklaroi më tej se zgjedhje në Qershor nuk do të mbahen, dhe se Rama po përpiqet që të shtyjë me çdo kusht datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
“Nuk ka zgjedhje në Qershor, ato do të mbahen në Shtator, unë nuk kam frikë që të përmend Sorosin, dhe po ju them sërish që nuk ka zgjedhje në 30 Qershor. Problemi më i madh është që të bëhet Erion Veliaj kryeministër. Rama e di që do të ikë, e mbani mend se çfarë tha Elez Biberaj, që Rama është një kufomë politike, as që diskutohet ikja e tij.
New York time është një media e lidhur me Sorosin, dhe kundërshtare me presidencën e Donald Trump, është një lajm propagandistik. Rama luajti poker me çështjen e Kosovës, pasi Bolton që ishte përkrahësi i kësaj ideje u shkarkua nga Donald Trump. Rama kishte shpresuar që të mbijetonte përmes Kosovës, Kosova ra tani do të bjerë dhe Edi Rama. Ai ka kërkuar thjesht që të zgjasë afatin,Veliaj ka thyer çdo rekord me dhënien e lejeve të ndërtimit, e patë se çfarë ndodhi te Selvija.
Video e Fax News ka marrë pafund klikime, pasi ishte e vetmja media që ishte pranë tyre. Erion Veliaj nuk ka nevojë që të bëjë fushatë, pasi njerëzit nuk e shohin dot me sy, ai po pret që të bëhet kryeministër, po pret që të bëjë aleat LSi-në, ndërsa Lulin e ka në xhep. Luli nuk e përmend në asnjë fjalim, minimum politik që mund të bësh është të sulmosh kundërshtarin. Unë ju bëj thirrje protestuesve që sot të artikulojë Rama ik, Lali ik, nuk duhet ta harrojnë këtë”, tha më tej Goxhaj.
Ndërkohë që lidhur me formacionin e ti politik që do të krijojë, avokati tha se me lëvizjen e tij politike qëndron pas e vërteta, dhe ajo do të ngjasojë me partinë e Salvinit, apo Orban, që janë kundër ndikimit të Sorosit.
“Ne nuk kemi para, ne kemi të vërtetën. Ke dëgjuar ti që të thuash se koncensionet janë projektuar dhe mbështetur nga fondacioni Soros, pse nuk e thotë PD-ja atë që ka ndodhur me rrugën Durrës-Kukës?”, u shpreh Goxhaj në Fax News.