Deputetët dështuan për herë të gjashtë radhazi në përpjekje për ta konstituuar Kuvendin. Procesi ka ngecur pasi partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit.
Albulena Haxhiu, për herë të katërt, i mori vetëm 57 vota, nga të paktën 61 vota të nevojshme për t’u zgjidhur.
Haxhiu shihet nga disa parti parlamentare si “figurë përçarëse”, por Vetëvendosje ngul këmbë se ajo është kandidate meritore. Vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet më 27 prill në orën 10:00.
Emri i Albulena Haxhiut u hodh në votim 3 herë, por në asnjërin rast ajo nuk arrit të marrë 61 votat e nevojshme për t’u bërë kryeparlamentare e Kosovës. Haxhiu konsiderohet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) si figurë përçarëse, ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) refuzon të votojë çdo emër të propozuar nga fituesja e zgjedhjeve parlamentare, LVV-ja.
Besar Gërgi nga Grupi për Studime Ligjore dhe Politike (GSLP) i sheh të dyja këto si motive të mundshme. Emri i Albulena Haxhiut u hodh në votim tri herë, por në asnjërin rast ajo nuk arrit t’i marrë 61 votat e nevojshme për t’u bërë kryeparlamentare e Kosovës.
Haxhiu konsiderohet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) si figurë përçarëse, ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) refuzon të votojë çdo emër të propozuar nga fituesja e zgjedhjeve parlamentare, LVV-ja. Besar Gërgi nga Grupi për Studime Ligjore dhe Politike (GSLP) i sheh të dyja këto si motive të mundshme. Lëvizja Vetëvendosje nuk ka hequr dorë nga emri i Albulena Haxhiut, si e propozuar për kryetare të Kuvendit të Kosovës. “Nuk ka ndërruar emri”, tha në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari, një natë para vazhdimit të seancës.
Dehari po ashtu tha mbrëmjen e së Enjtes se nuk ka thirrur asnjë takim konsultativ me partitë politike para vazhdimit të seancës konstituive. “Jo, e kemi kryer takimin konsultativ, tani do të vazhdojmë me mbledhjen, siç është në plan”, tha Dehari.
Në seancën e sotme, deputetët duhet t’i zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarët në mënyrë që ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës përfundimisht. Lëvizja Vetëvendosje pritet të propozojë përsëri Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por nuk është e qartë nëse i ka votat e nevojshme. Seanca konstituive, sipas rregullores së Kuvendit, përfundon me zgjedhjen e tyre e kryetarit dhe nënkryetarëve. Në rast se Kuvendi konstituohet sot në përpjekjen e 6-të, atëherë do të hapet rruga për formimin e qeverisë së re.