Ish-kryeministri i vendit, Fatos Nano ka dhënë një intervistë mbrëmjen e sotme ku dhe i ka komentuar të gjithë aktorët politik të vendit.
Nano foli dhe për presidentin e vendit, Ilir Metën, për të cilin ka thënë se i ka të gjitha 7 mëkatet e kapitalit, duke filluar nga grykësia, zilia, ligesia, etj.
“Nuk kam asnjë raport me Metën. Fare. Nuk më mungon. Meta ka qenë një mbështetesit më të mëdhenj, qysh nga qeveria e parë. Filozifia ime ishte integrimi. Ilir Meta u bë kryeministër në 99-ten pas një marrëcveshje me mua. Dhe ndenjti si i tillë deri në ditën kur dha dorëheqjen në 2002, kur dhe mendoi se me ikjen e tij do të hante dhe kokën e Fatos Nanos.
Kaloi sa kaloi erdhëm tek zgjedhja e Moisiut. Bëmë marrëveshjen që do të hyjmë bashkë në qeveri. Meta kishte gjithmonë planin B në mendje. Ka qenë sinaktiv sikur nuk egzistonte në qeverinë 2002 -2005. Nuk merrte pjesë në diskutime. Ka folur vetëm një rast në mbledhjen e qeverisë. Plani B ishte ai paralajmërova që në fillim Ilirin, “Ti e ke zakon që të lë në mes të rrugës dhe të fut stërkembëshat”. Jo e kam seriozisht këtë herë më tha. Ky ka qenë plani B, që të ndërpriste punët e qeverisë në mes. 7 mëkatët kapitale i ka presidenti aktual Ilir Meta, grykesia, zilia etj.” theksoi Nano.
(E.H/Faxweb.al)