07:12 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Nuk kam eksperiencë si drejtues”, kërkon kreun e SPAK, Kondili: Publiku do rezultate konkrete

14:02 | 18/12/2019
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nuk kam eksperiencë si drejtues”, kërkon kreun e SPAK, Kondili: Publiku do rezultate konkrete

Ervin Kondili ishte kandidati i tretë dhe i fundit  u pyet sot në KLP për garën për kreun e ri të SPAK, pas Altin Dumanit dhe Arben Krajës.

Ashtu si edhe dy të tjerët Kondili ka shpalosur vizionin e tij: “Kam shprehur dëshirën për drejtimin e SPAK nisur nga motivimi dhe eksperienca ime. Ngritja e SPAK do të bazohet në objektiva konkrete dhe në afate sa më të shpejta: krijimi i BKH do të vijë si plotësuese e SPAK. Garantimi total i pavarësisë së prokurorëve, mentaliteti i ndryshuar i prokurorëve është larg centralizimit të dikurshëm.

Prokurori është përgjegjës për të gjitha veprimet e veta. Organizimi i veprimit për çështjet nën hetim, protokolle hetimore konkrete me afate të qarta hetimi. Puna në grup, një qellim i përbashkët i gjithë SPAK: aplikimi i hetimeve proaktive për hetime pasurore. 

Opinioni publik pret rezultate konkrete dhe është detyra jonë parësore të vijmë në pritshmërinë e tij. Bashkëpunimi me agjensitë e tjera ligjzbatuese me rëndësi të veçantë: efektiv, në kohë sa më të shkurtër dhe me mjetet më të përshtatshme për çdo çështje. Marrëdhënia me publikun është shumë e rëndësishme dhe bashkëpunuese sigurisht pa cenuar sekretin hetimor“.

I pyetur se cila është arma e tij më e fortë me dy kandidatët e tjerë ai tha: “Kam eksperiencë prej 15 vitesh si prokuror, por asnjëherë drejtues. Por kjo nuk më demotivon, pasi bazohem në të gjithë eksperiencën time ku kam patur rastin të prek çdo aspekt i hetimit të një çështje”.

“Krimet e Rënda kanë patur suksese dhe dështimet e veta. Ata kanë kontribuar në ngritjen e SPAK”, tha Kondili i pyetur për këtë strukturë që po shkrihet tanimë.

Por a do të kthehet hetimi pasuror në bumerang për ata që nuk kanë patur mundësi ta dokumentojnë në atë kohë?

“Një qytetar që ka pasuri informale nuk është objekt i SPAK, por pasuria me origjinë kriminale“, iu përgjigj Kondili Tartar Bazajt.

“Hetimi pasuror duhet të ndiqet nga i njëjti prokuror që ndjek hetimi penal“, tha Kondili i pyetur për ndjekjen e hetimeve pasurore.

I pyetur nëse përben një rrezik për dekonspirim fakti që ligji parashikon bashkëpunim me forca të tjera policore përveç BKH, Kondili tha: “SPAK fillon nesër, BKH kërkon pak kohë për tu formuar. Do të duhet bashkëpunim me policinë e shtetit me njerëz të emëruar posaçërisht për këtë bashkëpunim. Do të bashkëpunohet me agjensi të tjera policore sepse do të ketë nevojë për mbarëvajtjen e hetimit”.

EURALIUS e pyeti Kondilin se si do vepronte si administrator i kësaj strukture: “Si drejtues administrativ i SPAK, do të ndiqen të gjitha parashikimet e ligjit për funksionimin e SPAK. Drejtuesi nuk mund të ndërhyjë në pavaresinë e prokurorit. Drejtuesi është prokuror dhe si i tillë do të jetë mbështetje për këtë strukturë”.

Kondili u pyet nga Michel Lacomy e OPDAT se cila është mënyra më e mire e bashkëpunimit midis prokurorëve dhe hetueseve në SPAK, ku ai tha: “Ky bashkëpunim duhet të bazohet në një marrëdhënie reale midis te dyve, bazuar në besim, profesionalizëm. Së bashku përgjigjen për një qëllim të përbashkët”.

Pas

Merret vendimi për emrat e trupave qiellorë që i përkasin Shqipërisë, domethënia e tyre

Para

EMRI/ Esktradohet nga SHBA 34-vjeçari, u arratis pasi vrau banorët gjatë grabitjes së një shtëpie

Para
EMRI/ Esktradohet nga SHBA 34-vjeçari, u arratis pasi vrau banorët gjatë grabitjes së një shtëpie

EMRI/ Esktradohet nga SHBA 34-vjeçari, u arratis pasi vrau banorët gjatë grabitjes së një shtëpie

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shqipëria po plaket,grupmosha mbi 60 vjeç zë një të tretën e popullsisë më 2024

Trump premton ulje tarifash për vendet afrikane, presidenti: Po e trajtojmë Afrikën më mirë se Kinën

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtares së OKB-së, Francesca Albanese

CEO e X, Linda Yaccarino, jep dorëheqjen pas dy vitesh drejtimi të platformës së mediave sociale të Elon Musk

Shembet ura në Indi, të paktën 9 viktima

Nigerianët përballen me kufizime të reja të vizave për vizitorët në SHBA

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.