Ndeshja më e rëndësishme e Kategorisë Superiore mes Partizanit dhe kukësit përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1. Padyshim që ky rezultat i vjen më shumë për mbarë verilindorëve të cilët kanë marrë kryesimin e Kampionatit.
Ndërkohë që në një intervistë të dhënë për ‘’Supersport’’ Presidenti i Partizanit Gazmend Demi nuk ka preferuar të zgjatet. Ai ka deklaruar se ka ende kohë për titullin, si dhe është i kënaqur nga loja që skuadra zhvilloi sot.
Për rezultatin e ndeshjes
“Nuk jam i zhgënjyer, loja jonë më e mirë, por aq ishte fati”
Rruga drejt titullit
“Ka dhe 4 ndeshje ka kohë”
Për gjyqtarin e huaj
“Nuk kam fjalë” (E.K/SHUPLAKA)