Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u ka dhënë lamtumirën policëve me një postim të ndjerë pas shkarkimit nga posti që mbante prej vitit 2013.
Tahiri shkruan se është krenar për Policinë e Shtetit dhe për punën që ajo bën. Sipas tij, në Polici ka njerëz të shkëlqyer që shërbejnë me pasion.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po lë detyrën pas më shumë se 3 vite e gjysëm, një periudhë kjo më shumë se çdo ministër tjetër në krye të këtij institucioni pas viteve ‘90.
Gjatë mbledhjes së sotme me koordinatorët e PS për fushatën zgjedhore, iu është komunikuar shkarkimi dhe 3 ministrave të tjerë, përveç Tahirit, përkatësisht Blendi Klosit, Ilir Beqajt si dhe Bledi Çuçit.
Në vend të Saimir Tahirit vjen kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj. Ilir Beqaj zëvëndësohet nga ish-drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu, te Ministria e Shëndetësisë. Në vend të Blendi Klosit te Ministria e Mirëqenies Sociale shkon deputja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, ndërsa deputeti tjetër Eduard Shalsi zëvëndëson Blendi Çuçin te Çështjet Vendore.
POSTIMI:
Nuk kam aq fjalë sa të falenderoj sa duhet secilin prej jush për mbështetjen, por kam aq fuqi sa mos e harroj kurrë e të përulem gjithmone me respekt.
Kam punuar kaq kohë e sot kam plot arsye të jem krenar për Policinë e Shtetit.
Për vajzat dhe djemtë, burrat dhe gratë që nuk kanë mundësi mjaftueshëm ta thonë publikisht sa shumë mundohen për vendin tonë.
Sot flet puna e secilit prej tyre.
Sot pas cdo uniforme, ka njerez të shkëlqyer që shërbejnë me pasion.
Ka punë plot përpara, por kthim pas nuk do ketë dot.
I falenderova për gjithcka kanë bërë e për gjithcka janë në gjendje të bëjnë sot e gjithmonë. E do i falenderoj gjithmonë 🙂
FALEMINDERIT të gjithë djemve dhe vajzave, grave dhe burrave që i dhanë krenari Policise së Shtetit.
Sot ia vlen më shumë se kurre, dhe nuk jam i vetmi që jam krenar me ju#BRAVOCUNAEGOCA 🙂
#POLICIAQEDUAM
(M.D/ Shuplaka)