21:26 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Nuk kam folur sepse e ka Meta kushërirë”, presidenti komenton deklaratën e Kryemadhit

18:57 | 09/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nuk kam folur sepse e ka Meta kushërirë”, presidenti komenton deklaratën e Kryemadhit

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, presidenti i Republikës Ilir Meta ka komentuar deklaratën e kryetares së LSI Monika Kryemadhi, e cila akuzoi ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj pasi sipas saj ka shantazhuar nërpermjet sms-ve dhe telefonatave gjyqtarët dhe prokurorët.

Ndër të tjera në fjalën e saj Kryemadhi u shpreh se nuk e ka sulmuar ministren Gjonaj se është kushërira e Metës, por bashkëshorti i saj është përfshirë në korrupsion.

Presidenti Meta u shpreh se përshëndet çdo procedim ndaj çdo personi që faktohet se ka shkelur detyrën, duke iu referuar rastit të arrestimit të disa zyrtarëve në ministrisë e Drejtësisë të akuzuar për shpërdorim detyre në kohën kur këtë ministri e drejtonte Petrit Vasili dhe Ylli Manjani.

PJESE NGA INTERVISTA:

Zёri i Amerikёs: Edhe njё pyetje e fundit lidhur me temёn e korrupsionit, qё ka dalё kёto dy tre ditё. Nё teori tё gjithё politikanёt i japin mbёshtetje me zё tё lartё luftёs ndaj korrupsionit, por duket se kemi tё bёjmё mё shumё me njё lloj retorike. Po tё shohim reagimin e qeverisё ndaj rasteve qё ka nxjerrё nё pah media pёr korrupsionin, kemi vёnё re njё lloj shfajёsimi ose deri diku njё lloj marrje nё mbrojtje tё personave qё janё tё akuzuar. Po tё njёjtёn gjё vumё re pardje me opozitёn. Nё njё pёrplasje qё pati me ministren e drejtёsisё, pasi ministria e drejtёsisё arrestoi dhe po ndiqen penalisht disa persona qё kanё qenё zyrtarё tё LSI-sё mё parё pёr disa shkelje nё kёtё ministri, kryetarja e LSI-sё goditi ministren e drejtёsisё dhe i mori nё mbrojtje kёta njerёz. Madje nxori edhe emrin tuaj; deri tani, tha, nuk e kam nxjerrё emrin e ministres sё drejtёsisё, pasi ajo ka lidhje familjare me ju. Zonja Kryemadhi kёshtu u shpreh. Si iu duken ju kёto komente? A janё kёto sinjale tё qarta qё politikanёt duhet tё nxjerrin, ndёrkohё qё vendi ka njё problem serioz me korrupsionin?

Ilir Meta: Problemi padyshim qё ёshtё mjaft serioz pёrderisa, e theksoj edhe njё herё, Transparency International e nxjerr tё pёrkeqёsuar dy vitet e fundit vlerёsimin pёr Shqipёrinё. Duhet tё ndodhte e kundёrta. Nё kuadёr tё reformёs nё drejtёsi duhet tё kishte njё frenim, duhet tё kishte njё kujdes mё tё madh nё respektimin e ligjit dhe tё Kushtetutёs, duhet tё kishte njё reagim mё tё shpejtё ndaj rasteve tё qarta dhe ndaj rasteve publike. Unё pёrshёndes çdo procedim, qё bёhet ndaj kujtdo, qofshin edhe raste tё tilla si ajo qё ka ndodhur nё ministrinё e drejtёsisё ditёt e fundit sipas kёtij varianti qё ju po shprehni.

Megjithatё ka disa çёshtje qё janё shumё madhore, sepse çёshtje tё tilla padyshim qё ka dhe do tё ketё. Sepse çdo ditё ka prokurime dhe mund tё ketё edhe shkelje edhe korrupsion. Por ka disa raste ku ёshtё e rёndёsishme tё pёrqёndrohemi mё shumё pёr tё vendosur vёrtet besimin nё funksionimin e shtetit, nё sundimin e ligjit.

Mё konkretisht, unё do tё theksoja faktin skandaloz tё shkeljes sё Kushtetutёs lidhur me dhёnien fuqi prapavepruese pёr shpёrndarjen e dividentit pёr tё kaluarёn, i cili sjell implikime tё mёdha dhe mund tё sjellё edhe pasoja tё mёdha nё tё ardhmen  nё dёm tё interesit publik  dhe nё dёm tё funksionimit normal tё rendit juridik dhe kushtetues nё njё shtet tё sё drejtёs. Apo edhe rasti tjetёr i Unazёs sё re ёshtё njё rast flagrant, ku kemi njё shkelje tё hapur tё tё drejtave tё njeriut, pёrveç fenomenit jo transparent. Nga ana ime prokuroria dhe çdo agjenci ligjzbatuese ka patur, ka dhe do tё ketё mbёshtetjen mё tё plotё por edhe duhet tё tregojё bindshёm se ёshtё jashtё çdo ndikimi politik edhe partiak.

Etiketa: gjonajilir metakryemadhi
Pas

Protesta e opozitës, flet Aulon Kalaja: Do të ndryshojë Shqipërinë, pushteti i Edi Ramës i ka ditët e numëruara

Para

Basha takohet me studentë dhe pedagogë në Vlorë, prezanton tregon planin e PD për arsimin

Para
Basha takohet me studentë dhe pedagogë në Vlorë, prezanton tregon planin e PD për arsimin

Basha takohet me studentë dhe pedagogë në Vlorë, prezanton tregon planin e PD për arsimin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëhet baba për herë të katërt

Katastrofë natyrore në Australi, përmbytjet shkaktojnë 5 të vdekur! Kryeministri Albanese: E tmerrshme humbja e jetëve!

Ulqinakët presin që miliarderi arab Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

Francë/ ‘Blackout’ në Kanë, ‘sharrohen’ shtyllat e energjisë elektrike! Ngjarja ditën e fundit të Festivalit të Filmit, prokurori: Ishte sabotim!

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.