06:10 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Nuk kam frikë nga ju, kam besim në Zot!”, i dyshuari për terrorizëm del para gjykatës

17:48 | 05/02/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nuk kam frikë nga ju, kam besim në Zot!”, i dyshuari për terrorizëm del para gjykatës

“Heshtja nuk më bën kriminel. Heshtja është mbrojtja ime”. I dyshuari kryesor për organizimin e sulmeve terroriste në 2015 në Francë nuk pranoi të flasë gjatë për një gjykatë në Bruksel në një seancë kundër tij. Salah Abdeslam u mbrojt duke thënë se drejtësia belge nuk i trajton mirë muslimanët.

Sipas mediave ndërkombëtare 28-vjeçari tha vetëm se myslimanët “paragjykohen si të pamëshirshëm”, e shtoi se e lë besimin e tij në dorë të Allahut e Profetit Muhamed.

“Nuk kam frikë nga ju dhe nga aleatët tuaj. Muslimanët trajtohen në mënyrën më të keqe të mundshme, ku nuk supozohet pafajsia, por nuk kam frikë nga ju dhe aleatët tuaj. Kam besim në Zot” ishin fjalët e tij në sallën e gjyqit.

Abdeslam refuzoi t’iu përgjigjej pyetjeve të gjykatësve. I riu është shndërruar në personin më të kërkuar të Europës pas sulmeve në sallën e koncerteve “Bataclan”, stadiumin “Stade de France”, e disa restorante dhe bare të kryeqendrës së Francës, ku u vranë 130 vetë e u plagosën qindra të tjerë.

Përballja e Abdeslamit me një gjykatë franceze nuk pritet të ndodhë përpara vitit 2019. Akuzat që rëndojnë mbi të në Belgjikë nuk lidhen me ngjarjet tragjike të Parisit, ku i vëllai Brahim ishte një prej agresorëve, por me shkëmbimin e zjarrit që pati me forcat policore belge gjatë arratisë së tij.

28-vjeçari, shtetas francez i lindur në Bruksel nga prindër marokenë, është mbajtur deri tani në një burg pranë Parisit. Prej andej u largua mëngjesin e së hënës në shoqërinë e një numri të madh makinash policie, e do të kthehet në Francë çdo mbrëmje përgjatë 4 ditëve që pritet të zgjasë procesi gjyqësor.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: BataclanSalah Abdeslam
Pas

Berisha: Rama vendos shtetëzimin e programeve kompjuterike. Hackersat shqiptarë dhe të huaj të ndërmarrin me urgjencë…

Para

Zyrtare: BE-ja nuk ia kërkon Serbisë njohjen e Kosovës

Para
Zyrtare: BE-ja nuk ia kërkon Serbisë njohjen e Kosovës

Zyrtare: BE-ja nuk ia kërkon Serbisë njohjen e Kosovës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës

Presidenti i Ukrainës uron Edi Ramën për zgjedhjet e 11 Majit, Zelensky: Urime për fitoren bindëse

Zgjedhjet/ Kryeministri spanjoll Sanchez uron Ramën: Urime për fitoren bindëse të PS!

Zelensky uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Mezi pres të forcojmë më tej marrëdhëniet!

Të frymëzuar nga legjenda e Rozafës, Shkodra Elektronike sonte me “Zjerrm” në Eurovision: Të fitojmë dhe në 2026 ta sjellim në Shqipëri

O Bashe…7×7= mbi 80 mandate për PS! Ku je o Bashe?!

PS 10 mandate në Elbasan, kush janë emrat nga lista e hapur që pritet të futen në Kuvend! PD asnjë ulëse

Balluku: Fitore historike në Fier, PS merr 12 mandate

Listat e hapura në Vlorë/ PD humb edhe një nga lista e mbyllur! PS kryeson me Gjiknurin, Bidon, Sinajn, Llajon dhe Mersinin! Jashtë mbetet Ina Majko

“Erion Veliajt” i del emri në listën e deputetëve për qarkun e Tiranës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.