22:39 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Nuk kam më shpirt”, klithmat e të fejuarës së Jurgen Kurtit. Si i shpëtoi dy herë drejtësisë

07:55 | 19/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Nuk kam më shpirt”, klithmat e të fejuarës së Jurgen Kurtit. Si i shpëtoi dy herë drejtësisë

Rreth orës 22 e 30 të mbrëmjes së djeshme në zonën e stadiumit Dinamo u raportua për një vrasje, ku brenda minutash u mësua se viktima kishte qenë Jurgen Kurti, një emër i njohur për mediat dhe për policinë.

Mbi Kurtin mësohet se është qëlluar me breshëri plumbash, në hyrje të banesës së tij, ndërsa ishte duke u kthyer nga palestra.

Autorët që kanë qenë të maskuar janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërkohë që trupi i viktimës mbeti për disa minuta në rrugë, ku u krye dhe ekspertiza nga ana e policisë.

Policia ka sekuestruar dhe kamerat e sigurisë për të kuptuar më shumë rreth lëvizjeve që kanë kryer autorët.

Momente të tmerrshme kanë qenë dhe ato kur në zonë kanë mbërritur familjarët mes tyre dhe e fejuara e Kurtit Enxhi Ekonomi. Kjo e fundit dëgjohet të qajë me të madhe, dhe kërkon që të mbërrijë pranë trupit të të ndjerit.

“Më lini të kaloj…Jo, o Zot të lutem ai është shpirt, ai është jetë. Nuk kam më shpirt”, ishin klithmat e të dashurës së tij duke vajtuar.

Ndërkohë që në katin e shtatë të pallatit ku u vra Kurti, jetonte dhe nëna e tij, e cila sipas dëshmitarëve kishte vetëm pak minuta që ishte ngjitur në banesën e saj.

Kurti është përfshirë në të paktën dy vrasje, njëra e babait të tij në vitin 2016, dhe tjetra një vit më pas në Durrës, ndërsa viktimë mbeti Agim Arapi.

Vrasja e të atit:

Gjatë vitit 2016 ai së bashku me dajën e tij u akuzuan për vrasjen e babait Artur Kurti. Jurgen Kurti, në atë kohë u la i lirë nga Krimet e Rënda, pasi daja i tij Leonard Ristani mori përsipër krimin.Në media u pretendua se Artur Kurti ushtronte dhunë mbi nënën e Jurgenit, dhe ai kishte ndërhyrë në mbrojtje të saj.

Vrasja në Durrës:

Agim Arapi dyshohet se u vra për një borxh prej 13 mijë lekësh të reja. 11 prej familjarëve të tij janë shpoqëruar në polici, për tu verifikuar dhe për tu marrë në pyetje. Bashkëshortja e tij Vjollca Arapi në Fax News është shprehur se ngjarjen e kishte mësuar përmes mediave. (lexo ketu) 

Kurti edhe pse dukej në pamjet e sigurisë se kishte pasur rol aktiv në rrahjen që i shkaktoi vdekjen Arapit, u la i lirë nga ana e organeve të drejtësisë. Gjykata e Durrës dënoi vetëm Kujtim Ekonomin me 5 vite burg.

Bizneset dhe jeta e luksit: 

Kurti mësohet se ka pasur të paktën 10 biznese në pronësi të tij, ç’ka bënte që të pasqyronte jetën e tij luksoze dhe në rrjetet sociale.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: Jurgen Kurtishpeton dy here nga drejtesiaVjollca Arapivrasjje
Pas

Kë ke më shumë shokë Ramën apo Lulin? Përgjigjet Majlinda Bregu

Para

Pamje të frikshme/ Rrëzohet helikopteri, pasagjerët filmojnë ngjarjen

Para
Pamje të frikshme/ Rrëzohet helikopteri, pasagjerët filmojnë ngjarjen

Pamje të frikshme/ Rrëzohet helikopteri, pasagjerët filmojnë ngjarjen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.