Astrit Patozi, mbrëmjen e sotme ka folur sërisht për takimin e tij të pak ditëve më parë me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, Patozi është shprehur se nuk ka asgjë për të fshehur nga biseda me Berishën, megjithatë duhet të ruajë etikën e një komunikimi konfidencial.
Nga ana tjetër, Patozi tha që nuk ka pse t’i drejtojë gishtin Berishës, pas pyetjes nëse ai ka një rol kyç në situatën brenda PD-së apo nëse po mbështet Bashën.
“Kam bindja absolute që Berisha është shumë i shqetësuar për rezultatin e thellë të zgjedhjeve.
Unë nuk jap detaje të mëtejshme. Por unë di të them këtë që ne kemi diskutuar si dy demokratë të shqetësuar për PD-në. Nuk ka asgjë të fshehtë për të thënë në këtë mes. Unë nga ana tjetër ruaj etikën e një komunikimi konfidencial.
Unë nuk gjykoj kurrë për hamendësime, thashetheme apo legjenda. Unë mendoj se politika është publike, shihohet përmes gjesteve dhe akteve. Nuk kam përse të drejtoj gishtin tek ai. Në këto dy gjëra Lulzim Basha e ka mbyllur cështjen e gjykimit të tij në vendndimmarrje.
Sali Berisha ka një qëndrim publik ku nuk përmend emra po flet për gjendjen dhe shpreh mënyrën se si duhet zgjidhur. Është në të drejtën e tij. Zoti Berisha, ka dhënë mendimin e tij si e mendon ringritjen.
Gjithcka ka thënë Berisha është hedhur në koshin e plehrave nga Lulzim Basha tre ditë mmë parë.”, shprehet Patozi. (D.D/Shuplaka)