05:11 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

“Nuk kandidoj për president”, Erdogan: Ky është mandati im i fundit, por duhet të ndryshojmë kushtetutën

18:06 | 22/05/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nuk kandidoj për president”, Erdogan: Ky është mandati im i fundit, por duhet të ndryshojmë kushtetutën

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka deklaruar se nuk ka ndërmend të kandidojë përsëri për president.

“Nuk kam asnjë qëllim të kandidoj sërish. Qëllimi ynë i vetëm është të rrisim reputacionin e vendit tonë. Turqia po ndryshon, bota po ndryshon. A mendoni se në një botë kaq dinamike mund të ecim përpara me një Kushtetutë të krijuar në kohën e grusht shtetit, që ende mban erën e mentalitetit të puçistëve? Turqia nuk mund të ecë më me një Kushtetutë të tillë. Na duhet një Kushtetutë e propozuar nga civilët, jo nga puçistët”, ka deklaruar Erdogan, sipas agjencisë shtetërore “Anadolu”.

71-vjeçari që mban postin e presidentit prej vitit 2014, prej kohësh ka qenë mbështetës i hartimit të një Kushtetute të re, për të cilën thotë se do të jetë më demokratike, më civile dhe në përputhje me nevojat bashkëkohore të shoqërisë.

Kushtetuta aktuale e Turqisë u miratua në vitin 1982, pas grushtit shtetit ushtarak të vitit 1980, dhe megjithëse është ndryshuar disa herë, kritikët thonë se ajo ende përmban elemente të një sistemi autoritar.

Megjithatë, opozita turke shpreh shpesh dyshime mbi qëllimet e Erdoganit, duke pretenduar se reformat e tij synojnë forcimin e pushtetit personal dhe dobësimin e institucioneve të pavarura.

Sidoqoftë, deklarata për tërheqjen e tij nga gara presidenciale mund të hapë një dinamikë të re politike në vend, veçanërisht në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të vitit 2028.

Erdogan u rizgjodh president për herë të tretë në vitin 2023, dhe sipas mandatit aktual, do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2028.

Analistët parashikojnë se çështja e Kushtetutës së re do të jetë temë qendrore në vitet në vijim, pasi forma e sistemit kushtetues do të përcaktojë rregullat e garës politike në Turqinë e pas-Erdoganit.

Pas

Starmer: Mbretëria e Bashkuar ka nënshkruar marrëveshje me Mauritiusin për Ishujt Chagos

Para

Gjirokastër/ Sekuestrohen 1000 litra naftë dhe 3800 litra vaj gatimi të kontrabanduara, dy persona vihen në pranga

Para
Gjirokastër/ Sekuestrohen 1000 litra naftë dhe 3800 litra vaj gatimi të kontrabanduara, dy persona vihen në pranga

Gjirokastër/ Sekuestrohen 1000 litra naftë dhe 3800 litra vaj gatimi të kontrabanduara, dy persona vihen në pranga

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.