Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël, Albert Nasto ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku tha se sistemi i ri ekonomik është i dëmshëm për biznesin duke shtuar se ka kërkuar që ndryshimi i tij të shtyhet për dy vite.
Duke folur gjerësisht për problemet e që prekin sot në vend biznesin e vogël, si taksat e larta, informalitetin, evazionin etj, Nasto tregoi se në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit ka pasur edhe shumë objekte biznesi të dëmtuara.
Ai tha se këto biznese, pavarësisht se kanë mbylluar aktivitetin e tyre për shkak të dëmeve të pësuara në strukturat e godinave ku veprojnë, vijojnë të paguajnë taksa në shtet, duke argumentuar se kjo është e papranueshme pasi shumë prej tyre mund të mos hapen më në varësi të mundësisë për të rikuperuar dëmet.
“Një kasë fiskale në Gjermani është 30 euro ndërsa në Shqipëri mbi 500 euro. Kjo bëhet vetëm e vetëm për të dëmtuar bizneset e vogla pasi projekti i ri është korruptiv. Nuk mund të pranojmë propozime të tilla dhe projektligje të tilla sepse nga vitit 1991 deri më sot kanë ndryshuar 76 herë ligjet mbi biznesin. Biznesi ka arritur 20% evazionin fiskal, infromaliteti është mbi 50% sot në Shqipëri. Në zonat ku ka ndodhur tërmeti, Durrësi, psh ka rreth 35 mijë biznese nga të cilat punojnë vetëm vetëm 18 mijë. Ka shumë dëme sidomos materiale nëpër biznese. Janë rritur taksat lokale dhe qëndrore por më shumë janë mbledhur ato lokale. Duhet të mblidheshin këshillat bashkiakë dhe të hiqnin taksat lokale në bashkitë e prekura nga tërmeti, kjo nuk ka ndodhur. Pronarët i kanë mbyllur shumë biznese nga dëmet dhe ata më e keqja nuk dinë çfarë do të bëhet. Duhet të merren masa sepse ekonomia e tyre do të falimentojë, ndërkohë që taksat vijojnë ti paguajnë”, tha Nasto.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/648143609282598/
(F.GJ/FAXWEB.AL)