Në një interpretim në kushtet e të pabesueshmes, Arta Vorpsi e emëruara e KED për Gjykatën Kushtetuese, e ka bërë betimin e saj në ‘kushte shtëpie’ pranë noteres Miranda Xhemalçe, duke shmangur betimin pranë presidentit Meta.
Vorpsi ka njoftuar për betimin institucionin e presidencës, KED-në dhe Gjykatën Kushtetuese, ndërsa thotë se gjatë kryerjes së detyrës nga ana e saj do të respektojë vetëm Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Në një koment të shkurtër dhënë për Fax news, KED ka deklaruar se për momentin nuk do të shprehen për këtë çështje, pasi ky padyshim është precedent i parë që një gjyqtare e Kushtetueses, shkallës më të lartë të gjyqësorit, të bëjë betimin në një zyrë noteriale.
Emërimi i Vorpsit në Gjykatën e Lartë, ka sjellë një përplasje mes presidencës dhe KED, pasi Meta për të njëjtin vend ka dekretuar si gjyqtare Marsida Xhaferllarin.
Sipas Metës KED nuk mund ti vëjë afate kohore institucionit të shtetit, dhe nuk mund të zgjedhë një anëtar në emrin e tij, pasi bie ndesh me praktikën ligjore të parashikuar nga Kushtetuta e vendit.
Në argumentimin ligjor që i kishte bërë dekretimin të Xhaferllarit, Meta kishte deklaruar se ajo ishte diskriminuar në KED, pasi qëllimisht dy anëtarë të saj e kishin vlerësuar me zero pikë, në mënyrë që të mos përfshihej në listat që do ti dërgoheshin më pas Kuvendit dhe institucionit të presidencës.
(E.K/Faxweb.al)