Banorët e fshatit Boriç i Vogël në Bashkinë Malësi e Madhe kanë dalë këtë të shtunë në një protestë për rrugën e kësaj zone.
Ata shprehen se kanë marrë premtime të shumta për asfaltimin e rrugës prej 9 vitesh, por bashkia kujtohet vetëm tani për fushatë dhe janë kundër cilësisë së punimeve.
“Kërkojmë vetëm rrugën, pasi paguajmë taksat” – shprehen banorët.
Kjo rrugë lidh 2 fshatra, Boriç i Vogël dhe Kerraj, teksa të penalizuar janë mbi 200 banorë të zonës.