Telashet nuk kanë të sosur për ish-kryebashkiakun e Dibrës, Shukri Xhelili. Ndaj 57-vjeçarit Shukri Xhelilit kanë nisur hetimet me akuzën e pastrimit të parave.
Gjatë kontrolleve të llogarive dhe pronave të ish-zyrtarit, hetuesit kanë zbuluar pasuri të pajustifikuar për rrogën e një kryetari bashkie. Kjo i ka vënë në dyshime prokurorët që kanë regjistruar procedimin e ri penal, raporton “Gazeta Shqiptare”
Duhet të sjellim në vëmendje që Shukri Xhelili u bë “i njohur” pas publikimit të një skandali vitin e kaluar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku kryebashkiaku i kërkonte favore seksuale një vajze në këmbim të punësimit. Madje u publikua edhe video-ja ku Shkuriu gjendej me vajzën e re.
Fillimisht Xhelili u arrestua, por u lirua në maj të 2016 për “arsye shëndetësore”. Më pas u shkarkua si i zgjedhuri i PS-së në këtë detyrë u shkarkua nga detyra nga kryeministri Rama.
Duhet të theksojmë që Gjykata Kushtetuese vlerësoi se veprimet e kryera nga Shukri Xhelili kanë cenuar rëndë figurën e zyrtarit publik, misionin e qeverisjes vendore, kompetencat e kryetarit të Bashkisë, si dhe vijnë në kundërshtim me nenin 32 të Kodit të Punës, në të cilin parashikohet se punëdhënësi respekton dhe mbron në raportet e punës personalitetin e punëmarrësit.
(J.V/Shuplaka)