Eksperti i ekonomisë Pano Soko, në një intervistë për Fax News deklaroi se fasha orare e vendosur për parandalimin e koronavirusit në vend, nuk ka efekt, përveçse në stopimin e ekonomisë.
Sipas Sokos do të ishte mirë që mos të ketë fashë orare, dhe në mënyrë që mos të krijohen grumbullime masive do të ishte mirë që bizneset të ishin hapur 24 orë.
Sako shtoi se ekonomia shqiptare nuk e ka luksin që të qendrojë gjatë në karantinë dhe propozoi që bizneset të happen dhe të fillojnë aktivitetin e tyre, gjithmonë duke respektuar distancimin sociale dhe duke u kujdesur ndaj virusi.
“Frenimi me fashave orare ka qenë kot. I vetmi efekt që ka pasur ka qenë stopimi ekonomisë. Do të ishte më mirë që të mos ketë fashë orare. Duke zgjeruar këtë ne ju japim mundësi që mos të krijohen rradhët. Le të jetë hapur 24 orë. Në këtë mnëyrë do të kishim mundësuar më mirë edhe një kufizim të përhapjes së virusit. Le të ketë edhe në mesantë. Kjo të na shërbente edhe për të u mbrojtur por edhe do ti jpete frymarrje ekonomisë. Masat janë marrë propocionale, këtë ja dedikoj sjelljes së njerzve që kanë ditur të jetë të kujdeshëm.
Duhet te ketë masa lehtësuese për ekonominë. Ekonomi si Shqipëria nuk ja dalin dot me karantinim, por ne duhet të jemi më të zgjuar me mënyrën sesi sillemi.
Vazhdimësimi i jetës ekonomike është shumë i rëndësishëm. Jam i prirur të besoj se ne duhet të mbroheshim nga koronavirusi, por me çfarë kushti. Ekonomia është shkatërruar. Në një moment të tillë kur duhet vëmendja e shtetit, shteti nuk i ka mundësitë që ta ndihmojë ekonomine. 70% e ekonomisë është e fikur, dëmet për një periudhë 30 ditore humbet 800 milionë deri në 1 miliardë euro biznes. Dhe qeveria humbet 200 milionë euro. Çështja është që mos të kalojmë në recension, pasi të heqim masat e karantinës. Pranda qeveria duhet të shikojë masat që sot. Nuk kemi pse ta mbyllim ekonominë, por le të sillen mirë. Edhe bar-restorantet duhet të hapen, sepse nuk kemi luksin ti mbajmë mbyllur. Mund të hapet shumë mirë, me shërbim ‘take and go’, ose me tavolina të larguara.”- tha Soko.
(M.Q/Faxweb.al)