Fax News ka mbërritur pranë banesave të dëmtuara nga tërmeti, reshjet dhe stuhitë që përfshinë kryqytetin në Bregun e Lumit ku disa familje të komunitetit rom kanë mbetur në qiell të hapur.
Banorët shprehen se nuk kanë evojë për ushqime por për banesa të reja, pasi është e pamundur jetesa në kushte të tilla sikurse kanë mbetur, ndërsa theksojnë se fëmijët e tyre nuk kanë shkuar në shkollë.
“Janë racist, nuk e di çfarë të them, askush nuk na ka ardhur në ndihmë”, tha një banore.
Ndërsa një tjetër i prekur nga fatkeqësitë natyrore tha se se fëmijët janë tmerruar përveçse nga tërmetet edhe nga kushtet e jetesës në të cilat ndodhen.
“Ne kishim stresin tonë, tani na vijnë edhe policët për shkak se kemi dalë të kërkojmë të drejtat tona. Kam besim vetëm tek Presidenti i Republikës, tek asnjëra nga partitë. Kërkoj nga Presidenti të bëjë diçka se jemi qënie njerëzore. E kam takuar 20 herë Erion Veliajn, na e mbylli gojën, na tha mos reagoni se keni punë me ne pastaj. Kalamajtë nuk kanë shkuar as në shkollë, ku do të shkojnë, pa rroba i kemi edhe tani batanijet e kalbura dhe të lagura. Kam 11 kalamaj, më thonë po pate leje legalizimi hajde, ku ta marr, shteti i jep lejet e legalizimeve, neve nuk na i ka dhënë.”
Mdërsa një banore tjetër u shpreh se do të marrim fëmijët me vete dhe do ti shkojnë Erion Veliajt në shtëpi.
“Do të marrim kalamajt me vete dhe do ti shkojmë Erion Velisë në shtëpi. Jemi njerëz të gjithë njësoj, sit ë bardhë si egjiptian, pse na shikjnë kështu? Këta nuk kanë Zot nuk kanë shpirt, është turp. Kujtojnë se kemi morra kemi zhul, ne i lajmë fëmijët, jemi njerëz si gjithë të tjerët, pse na diskriminojnë”.
“Jemi bërë të marrim benzinë dhe fëmijët e të futemi brenda ti vëmë flakën shtëpisë me gjithë çfarë jemi”, tha një banore e cila vuan mungesën e një banese për të jetuar.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/424404568186166/
(F.GJ/FAXWEB.AL)