Përparim Spahiu, i cili dorëzoi sot mandatin e deputetit ashtu si të gjithë kolegët e opozitës së bashkuar ka dalë në një reagim të ashpër kundër raportuesit për Shqipërinë në BE, Knut Fleckenstein.
Spahiu i nxitur nga deklaratat e Fleckenstein, i cili bënte thirrje që opozita të ushtronte funksionin në parlament dhe se djegia e mandateve ishte nuk ishte rruga e duhur, shkruan se:Gjatë gjithë mandatit të tij si monitorues i Parlmentit Europian për Shqipërinë, ndodhën krizat më të rënda politike, ekonomike e sociale dhe ai nuk foli asnjë fjalë.
“Koha e shërbimit të tij përkoi me kanabizimin e vendit, trafikun e drogës, krizat politike të dekriminizimit dhe çadrës. Në asnjërën prej këtyre krizave, Knuti, nuk na dha as ndihmë e as foli një fjalë.”- shkruan më tej Spahiu.
Postimi i plotë
Për shokun Knut!
—–
Knuti, të rrijë pa merak, se nuk kemi nevojë më për të dhe shërbimet e tij të dështuara ndërmjetësuese.
Gjatë gjithë mandatit të tij si monitorues i Parlmentit Europian për Shqipërinë, ndodhën krizat më të rënda politike, ekonomike e sociale.
Koha e shërbimit të tij përkoi me kanabizimin e vendit, trafikun e drogës, krizat politike të dekriminizimit dhe çadrës. Në asnjërën prej këtyre krizave, Knuti, nuk na dha as ndihmë e as foli një fjalë.
Tani, në fund të mandatit të tij, e falenderojmë për kontributin e pasuksesshëm
BE dhe perëndimi është më i madh se rroga e Knutit..!!!
Discussion about this post