Përplasja mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe gazetarit Artan Hoxha, ka ngjallur debate edhe në Komisionin Parlamentar të Medias. Në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar të Edukimit e Medias, deputeti socialist Ilir Beqaj është shprehur se ish-kryeministri Berisha ka kërcënuar një gazetar.
Por deputetja demokrate Albana Vokshi dhe njëkohësisht kryetarja e komisionit, i është kundërpërgjigjur duke i thënë se nuk mund të flasim për kërcënime ata që e quajnë median kazan.
Më tej, Vokshi u tha socialistëve në komision se kanë frikë nga denoncimet e Berishës.
“Po flisni ju që i cilësoni mediat kazan. Ju nuk keni moral të flisni për këtë çështje. Jeni dërguar nga kryeministri për të bërë zhurmë. Keni frikë nga denoncimet e Berishës”, u shpreh deputetja demokrate.”
(E.L/Faxweb)
Discussion about this post