Presidenti Meta përmes një mesazhi në rrjetet sociale njofton se do të jetë i pranishëm mbrëmjen e sotme në stadiumin Elbasan Arena, për të mbështetur Kombëtaren Shqiptare të Futbollit, në ndeshjen e saj deçizive kundër Islandës.
Pavarësisht detyrave që e presin, Meta thotë se ai dhe të gjithë shqiptarët duhet të jenë në mbështetje të djemve kuqezi, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë dhe kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka. (Lexo edhe ketu)
Ky i fundit sulmoi VIP-at shqiptarë për entuziasmin e tyre në fitoren e Kosovës kundër Çekisë, dhe për akuzat ndaj kuqezinjve pas humbjes me Francës të shtunën e kaluar.
Postimi i Metës:
Nuk kisha në plan të shkoja sot në “Elbasan Arena” për shkak të shumë detyrimeve të tjera, por besoj se të gjithë duhet të jemi më pranë se asnjëherë Kombëtares sonë që pas shkëlqimit të jashtëzakonshëm në Europianin e Francës është në tranzicion drejt rigjetjes së vetvetes. Shpesh tifozët kërkojnë vetëm fitore, por topi është i rrumbullakët.
E di që shumë tifozë janë mërzitur nga humbja me Francën, kampionen e botës, por mos harroni si humbi Brazili me Gjermaninë 1-7.
Le të mësojmë dhe nga tifozët e Kosovës, që pikërisht kur ekipi është në disavantazh, ndizen më shumë në përkrahjen e ekipit.
Sot në “Elbasan Arena” me Kuqezinjtë!
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post