04:39 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

“Nuk kishim ç’të hanim, mamin e kishim të sëmurë nga koka, ngelën jashtë” historia e trishtë e familjes nga Shkodra

13:46 | 02/06/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nuk kishim ç’të hanim, mamin e kishim të sëmurë nga koka, ngelën jashtë” historia e  trishtë e familjes nga Shkodra

Vështirësitë e tyre nisën në vitin 2012-të kur një ndërtues privat i mashtron duke iu marrë banesën private me qëllim që të ndërtonte një pallat, dhe i strehon në një banesë me qira.

“Unë nuk shikoj mirë, firmosa disa letra me atë pronarin dhe ai tha do merrni një hyrje dy dhoma e kuzhinë. Deri sa të ndërtohet pallati, do na linin në shtëpi me qira”,rrëfeu kryefamiljari Andon Shkodra në emisionin “Me zemër të Hapur”. 

Ata gjatë momentit që po ndërtohej pallati jetonin  në një shtëpi me qera dhe  gjatë kësaj kohe familja Shkodra e ka gjetur veten ngushtë me faturat e energjisë elektrike, që iu vinin super të larta, deri në 400 mijë lekë siç tregoi Andoni. “Fillimisht dyshova, se muajin e parë na erdhi fatura 20 mijë lekë, pastaj na vinte deri në 4000 mijë lekë. Shkova u ankova tek OSHEE, ato thanë që sahati është lexuar drejt. Pastaj mora kryeinxhinierin i cili konstatoi tre lidhje të tjera në sahatin tonë, të dy shtëpive dhe të një dyqani. E thirra administratorin dhe aty nisëm të bëjmë debat”,- tha Andoni. 

Pas këtij momenti, kryefamiljari nuk e ka paguar më energjinë elektrike derisa Natën e Vitit të Ri, administratori ua ka ndërprerë energjinë. Por për t’ju mundësuar fëmijëve një festë si të gjithë, kryefamiljari ka bërë një veprim të jashtëligjshëm, duke e rilidhur vetë energjinë.

“Kur dola tek dera e pashë gruan të shtrirë në tokë, dhe ky e godiste me hekur në kokë. Më zuri gjaku e nuk durova dot më. Bëra sherr dhe e qëllova me grushte. Pastaj u mora me gruan se ishte shumë rëndë, e çova në spital”,- tregoi ai më tej.

Por pa kaluar shumë kohë, ai mëson se administratori e kishte paditur dhe kërkonte një dëmshpërblim prej 10 milionë lekësh prej tyre. Gjykata vendosi në favor të administratorit  dhe kjo situatë e rrënoi edhe më tej gjendjen ekonomike të familjes

“Nuk kishim ç’të hanim, mamin e kishim të sëmurë nga koka. Unë braktisa shkollën, se filluan të më tallnin kur mësuan që punojë si kameriere. Pastaj edhe kam lypur…nuk kisha ç’të bëja tjetër”,- tregon me zë të ulët Sidorela, që sot është 19-vjeçe.

5 vjet më vonë nga kjo dramë që iu ka ndodhur anëtarët e familjes Shkodra kanë mbetur rrugëve, pa një strehë dhe në kërkim të drejtësisë. (J.V/Shuplaka)

Pas

E rëndë në Durrës, 15 metra larg bregut gjendet i mbytur trupi i një 46-vjeçari

Para

Ndocaj “u qan hallin” demokratëve lezhjanë: Kush s’ka lekë të shkojë në Tiranë, të votojë Eduartin që jeton në Manati

Para
Reagon Ndocaj: Meta lëshon deputetët në sulme kundër PS-së. Deklarata e Vasilit si deklaratat për grushte shteti

Ndocaj "u qan hallin" demokratëve lezhjanë: Kush s’ka lekë të shkojë në Tiranë, të votojë Eduartin që jeton në Manati

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.