Ditën e sotme ka rënë në prangat e policisë në Qafë Prush të Kukësit një punonjës policie dhe një doganier. Të arrestuarit janë Agim Malaj 47 vjeç dhe Agim Çuni 48 vjeç pasi akuzohen për shpërdorim detyre.
DETAJE:
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin në bashkëpunim me SH.Ç.B.A-në, në P.K.K Qafë Prush, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Agim Malaj 47 vjeç, banues në Has, me detyrë Trupë Shërbimi (Përgjegjës Turni) në P.K.K Qafë Prush, pasi duke qenë në shërbim, nuk ka bërë kontrollin në “vijën e dytë” të kamionit me targë AA 820 DY, të drejtuar nga shtetasi A. D., i cili kishte futur mallra kontrabandë gjatë orarit të shërbimit. Arrestimi u bë për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Asim Çuni, 48 vjeç, banues në Has, Doganier në Degën e Doganës Qafë Prush, pasi ka lejuar të kalojnë mallra kontrabandë gjatë orarit të shërbimit “Kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe “Kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarine doganore”. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post