Anijet e peshkimit dhe skafe të ndryshme po rrezikojnë të mbyten në porto Palermo pasi ata nuk lejohen të ankorohen.
Në një lidhje telefonike për ‘Fax News’ njëri nga pronarët e këtyre anijeve që rrezikohen ka barë thirrje që ky problem të merret parasysh pasi shumë anije rrezikojnë të mbyten.
Edhe pse i është bërë thirrje edhe kryeministrit për zgjidhjen e jkëtij problëemi vitin e kaluar, nuk është bërë asgjë, përveç se një sqarim nga Ministria e Brendshme se vendi ku ankoroheshin anijet ka kalur nën pronësinë e Ministrisë së Mbrojtjes, dhe sapo anijet tentojnë të afrohen të ankorohen urdhërohen të kthehen mbrapsht.
“Puna qëndron këtu për shumë vite me radhëe Porto Palermo ka qenë vendi i strehimit të anijeve, tonat dhe ndërkombëtare. Kur ka det dhe furtuna është e madhe ne detyrimisht duhet të shkojmë aty për të strehuar varkat, kjo ndodh rrallë, fillon nga nëntori deri në muajin mars.
Edhe vjet në nëtor të vitit të kaluar, anijet tona duhet të strehoheshin, nuk janë vetëm himarjot por vlonjat, sarandjot dhe të huaj, ju drejtum vjet të gjitha institucionëeve, edhe kryeministrit. Për fat të keq nuk morëm asnjë përgigije, vetëm një zonjë e nderuar e Ministrisë së Brendshmë na bën një sqarim se kjo zonë ka kaluar në juridiksionin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe janë të gatshëm ata për të krijuar infrastrukturën e nevojshme që ne të strehojmë anijet tona aty, tani kaloi 1 vit dhe nuk është bërë asgjë, që atëherë janë shkatërruar një skaf gjerman që nuk e lejuan të lidhej në bankinë dhe para tre ditësh me 25 nëntor, një velerë turke më duket, e cila u përplas, dhe çau pjesën e poshtme të barkës dhe u fundos, ka dalë jashtë përdortimit.
Është një çështje burokratike, nuk ka intresim fare për të zgjidhur këtë problem, nuk ka shumë kosto për qeverinë por për ne po, se ne duam të vazhdojmë peshkimin tani kërkojmë ndihmën tuaj për të investiguar problemin”, u shpre ai ndër të tjera.
(B.H/Faxweb)