Emri që babai i vuri pesë vjet më parë, i ka kushtuar shumë vogëlushit Messi, i cili u rrëmbye dy vjet më parë nga Shteti Islamik. Babai e adhuronte yllin e futbollit, Messi, por jo Shteti Islamik.
Djali vetëm 3 vjeç para dy vjetësh u rrëmbye nga Shteti Islamik. Së bashku me nënën dhe motrën e tij, ata u kapën në Sinjar, Irakun e Veriut. Tashmë, ai ka shpëtuar dhe qëndron në një kamp refugjatësh në Dohuk të Kurdistanit.
Babai i tij u shpreh se militantët e ISIS kërkuan që t’ia ndërronin emrin djalit nga Messi t’ia vinin Hassan.
(XH.A/SHUPLAKA)