Këngëtarja e njohur Soni Malaj ka qenë e ftuar tek “Rudina” ku ka folur lidhje me marrëdhënien me të atin.Në ekranin e studios u shfaq një foto e vajzës se saj Ana, këngëtarja reagoi menjehere duke thënë e acaruar se nuk dëshiron të flasë, sepse është diçka që dëshiron ta mbajë për vete.
Më pas këngëtarja ka treguar dhe arsyen pse ka vendosur që ta mos shfaq foto dhe video të vajzës në publikë. Ajo ka thënë se Ana ka dy nënshtetësi dhe se ligji Italian nuk e lejonë diçka të tillë.
“Ana ka dy nënshtetësi, Italiane dhe shqiptare dhe për ligjin e tyre unë jam shumë e famshme Dhe ata nuk i kanë shumë qef këto gjëra dhe nuk duan që të publikoj foto të vajzës”, u shpreh këngëtarja. (S.SH/Shuplaka)