Skulptori Agim Rada ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e Fax News, përballë moderatorit Bejdo Malo, ku ndër të tjera ka folur për pikturat e veçanta në muret e shtëpisë së tij.
Me tone mjaft të ashpra ka folur ai kundër ish-Kryeministrit Sali Berisha, por edhe politikanëve të tjerë shqiptar të cilët sollën përmbysjen e komunizimit në Shqipëri. Piktori tha se nuk beson aspak te kjo maskaradë.
“Duke qenë dëshmitar i asaj që ndodhi në vitin 90 gjoja përmbysje e sistemit, unë kam qenë nga të paktët që kurrë nuk e kam besu këtë lojë të ndyrë në kurriz të shqiptarëve dhe në të mirë të kriminelëve. Nuk kam besuar te përmbysja e madhe te studentët e dhjetorit. Në lidhje me pseudodemokracinë që erdhi, që kam dëgjuar nga shumë gjoja intelektualë, gjoja njerëz trima që rrëzuan diktaturën , kjo është qesharakë dhe janë njerëz që kanë qenë të sigurimit të shtetit apo të shtyrë nga sigurimi i shtetit . Po t’i marrësh një për një dhe t’i analizosh, janë të gjithë bij të këtyre kriminelëve shqiptarë. Duke parë këtë maskaradë, qëllimi i këtyre ishte dhe me parullën e tmerrshme makabre të komunistit 27 vjeçar, Sali Berisha, që jemi bashkëfajtor, bashkëvuajtës, pra na futi në një thes të gjithëve”, tha ai.
Më tej, piktori foli dhe për vizatimet që ka bërë në muret e shtëpisë së tij, ku duken këta politikanë të cileve ju referohet si ‘kriminelë’ të cilët i ngulin thikën Shqipërisë. Ai tha se shtëpine e tij prej vitesh nuk e jepte dot me qera, sepse njerëzit i kërkonin të fshinte pikturat.
“Regjizori i kësaj loje të ndyrë ishte Ramiz Alija, ndërsa të tjerët ishin aktorë. Alija e pati thonë ‘o njerëz kuptoni një gjë, Shqipërinë e kemi per ju dhe jo për ata që vramë’. Anëtarët e një bande komunistësh që për 50 vite e shkatërruan këtë vend nuk kanë si ta ndërtojnë Shqipërinë. Këtu duket ashiqare që një bandë kriminelësh morën përsëri Shqipërinë. Unë kam vizatuar kriminelë me thika në mure duke copëtuar Shqipërinë që pikon gjak. Sali Berishën hipur majë kafkave. Këto janë në fronin me kafka njerëzish. Këto nuk janë bërë tani që Berisha u shpall non-grata, jo i kam bërë që në 2005. Unë atë shtëpinë që kisha nuk ma merrte njeri me qera, se më thonin fshi muret këtu është horror Unë nuk i mora lekë për vite të tëra asaj shtëpie vetëm për të mos prishur muret”, u shpreh ai.
(E.H/Faxweb.al)
Discussion about this post