01:55 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Nuk ma mban të kthehem në banesë”, apeli i qytetarit: Të vijnë ekspertët e huaj, tanët s’po bëjnë gjë

17:49 | 03/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nuk ma mban të kthehem në banesë”, apeli i qytetarit: Të vijnë ekspertët e huaj, tanët s’po bëjnë gjë

Pas tërmetit që goditi vendin mëngjesin e të martës dhe la qindra banorë të pastrehë, qeveria duket se po neglizhon inspektimin e pallateve të dëmtuara. Një fakt të tillë e denoncoi pak minuta më parë për mikrofonin e FaxNews një qytetar nga Durrësi.

Sipas tij, edhe pse kërkesa për inspektim është bërë që para 3 ditësh, asnjë ekspert nuk është dukur për t’iu dhënë garanci banorëve që të vijojnë jetën normalisht në pallat.

“Të vijë një ekspert të na tregojë. Nuk e dimë çfarë kolonash janë ato. Ka pak banorë, shumicat kanë ikur, shumica janë në Kavajë. Kemi bërë kërkesë për inspektim para 3 ditësh. Ai më tha që kemi dërguar një ekspert, e ka parë dhe është e sigurt. Inxhinierët që marrin vesh të vijnë ta shohin”, tha banori.

Madje, ai kërkoi ndihmë nga ekspertët e huaj, duke ju bërë thirrje që të shkojnë dhe të tregojnë nëse pallati i tyre është banueshëm. Derisa të ndodhë një gjë e tillë, banori shtoi se nuk ndërmend të kthehet në banesë prej frikës.

“Të vijnë ekspertët e huaj se këta tanët s’po na thonë gjë. Është hera e parë që ky pallat pëson dëmtime nga tërmeti. Ra ai i shtatorit, por pati ca viza të lehta. Ky ishte lemeri. Mua mu duk se zgjat 1 orë. Nuk ma mban të kthehem në banesë, pa u qetësuar një çikë gjendja. Unë tani kur lëviz diçka ma jep zemra. Nuk dua ndihmë të madhe se vetëm muret janë. Të vijnë t’i shohin. Kanë aparatura e të vijnë t’i masin. Unë i lutem Zotit që të vijnë. Unë nuk rri këtu po nuk më tha njeri që këtu të rri pa frikë”, deklaroi qytetari nga Durrësi.

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: apelBANORIeksperte
Pas

VIDEO/ Nderimet për viktimat e tërmetit, qytetarë dhe aktivistë ndezin qirinj në qendër të qytetit

Para

VIDEO/ “Po bëhen deferencime gjatë inspektimeve”, banorët kërkojnë t’ju thonë nëse i kanë të banueshme shtëpitë ose jo

Para
VIDEO/ “Po bëhen deferencime gjatë inspektimeve”, banorët kërkojnë t’ju thonë nëse i kanë të banueshme shtëpitë ose jo

VIDEO/ "Po bëhen deferencime gjatë inspektimeve", banorët kërkojnë t'ju thonë nëse i kanë të banueshme shtëpitë ose jo

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëhet baba për herë të katërt

Katastrofë natyrore në Australi, përmbytjet shkaktojnë 5 të vdekur! Kryeministri Albanese: E tmerrshme humbja e jetëve!

Ulqinakët presin që miliarderi arab Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

Francë/ ‘Blackout’ në Kanë, ‘sharrohen’ shtyllat e energjisë elektrike! Ngjarja ditën e fundit të Festivalit të Filmit, prokurori: Ishte sabotim!

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.