Me sa duket kritikat e shumta kanë bërë që Federata Arabe, me anë të një komunikate të kërkojë falje për gjestin e lojtarëve të saj gjatë ndeshjes me Australinë.
Federata Saudite e Futbollit (SAFF) kërkoi falje për mos pjesëmarrjen në një minutë heshtje për viktimat e sulmit terrorist në Londër para ndeshjes që skuadra e tyre e luajti përballë Australisë shkruan “Goal”
“Federata e Futbollit të Arabisë thellë kërkon ndjesë për çdo veprim të shkaktuar nga disa anëtar të Reprezentacionit të Mbretërisë së Arabisë Saudite të cilët nuk mbajtë heshtje përpara takimit me kombëtaren e Australisë.
“Federata e Arabisë Saudite dënon të gjitha aktet e terrorizmit dhe ekstremizmit dhe i shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta familjeve të të gjitha viktimave, qeverisë dhe popullit të Mbretërisë së Bashkuar”. Thuhet në kërkim komunikatë
Gjatë ndeshjes Australi-Arabia Saudite u regjistrua një akt i turpshëm dhe i paprecedentë. Para se të fillonte loja, Kombëtarja e Australisë u rreshtua në mesin e fushës për të mbajtur një minutë heshtje, ndërsa ekipi Australian po mbante heshtje për viktimat, lojtarët arab u shpërndanë nëpër fushë për të nisur lojën, duke mos respektuar minutën e heshtjes.(B.H/Shuplaka)