Moderatori i emisionit “Zonë e Lirë” Arjan Çani njihet si person mjaft sportiv, mirëpo mbrëmjen e sotme është shprehur mjaft i acaruar me politikën shqiptare dhe me popullin shqiptar.
Këtë radhë jo më në rolin e moderatorit, por si i ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, të gazetares Eni Vasili, Çani është shprehur mjaft i habitur me vesin e shqiptarëve për të ngrënë sa më shuëm mish dhe për të parë futboll. Mos e ka fjalën për kryeministrin Edi Rama?!
Kujtojmë se Rama gjatë mbrëmjes së sotme është shfaqur mjaft aktiv në rrjetet sociale, duke ndarë me publikun foto nga ndeshja e Juventusit me Barcelonën.
“Hanë mish dhe shikojnë futboll. Ca hanë mish në Dajt, ca në Mullet. Nuk kalon dot, trafiku vu. Sepse jemi popull i madh, mishngrënës i paparë. Çadra është atje. Jo! Populli ikën ha mish. Se ku i gjen paratë ky popull. Hashashi është sheshit shpërndahet nga pak”, tha Arjan Çani. (D.D/Shuplaka)