Sa herë që flitet pë rata të dy në rradhët e ndjekësve të tyre ka përherë një pritje të ngrohte. Ndikuar kjo edhe nga shumë vitet që ata kanë së bashku apo edhe nga fakti që sa herë dinë të na surprizojnë me baladat e tyre të dashurisë. E kemi fjalën për Alban Skënderaj dhe Miriam Canin.
Së fundi ata publikuan ‘’Dhuratën”: e tyre në 2-vjetorin e lindjes së Amelit në 28 Nëntor, mirëpo duket se nuk do ta mbyllin me kaq.
Mirami dhe Albani kanë gati edhe një version në anglisht të këngës “Dhurata”, të cilin do ta publikojnë për Krishtlindje, më 25 dhjetor. Lajmin e kanë ndarë për fansat edhe në rrjetet sociale: “Më datë 25.12 publikohet “More than a Song”, versioni anglisht i këngës “Dhurata”. Kjo ndjenjë nuk njeh gjuhë e as kufij, ndaj në këto ditë festash duam ta ndajmë këtë këngë me çdo prind e fëmijë kudo në botë” – shkruan Miriami në Instagramin e saj.
Duhet thënë se variant në shqip i këngës u prit mjaft mirë nga ana e fansave dhe duket se kjo ka qenë dhe arsyeja dhe e variantit në Anglisht të Këngës.
(E.K/FAXWEB)