Cristiano Ronaldo rrezikon 10 vite burg nëse rezulton fajtor për evasion fiskal.
Lajmi është bërë publik nga mediat spanjolle, të cilat kanë bërë me dije se tashmë është nisur një hetim i hollësishëm për sulmuesin madrilen.
Akuza për evazion fiskal që kap shumën e 14.7 milionë eurove, e ka vendosur 5 herë fituesin e Topit të Artë në një situatë tepër të vështirë. Çështja vazhdon të jetë nën hetim dhe pavarësisht se në dëshminë e tij, Ronaldo është shprehur se nuk ka aspak lidhje me këtë histori.
“Cadena Ser” ka folur me palën mbrojtëse të portugezit, që ka konfirmuar akuzën e ngritur nga gjykata në Alcoron.
Avokatët e sulmuesit po punojnë intensivisht që situata të marrë një drejtim, nga i cili klienti i tyre të mos dëmtohet.
CR7 është akuzuar edhe më përpara për evazion fiskal, por çështja ishte mbyllur duke e deklaruar të pafajshëm. Portugezi nuk është i vetmi që akuzohet për diçka të tillë, muajin e shkuar në dyert e gjykatës ka qënë edhe ylli i Barcelonës, Lionel Messi, i cili po ashtu akuzohet me të njëjtën akuzë, si rivali i tij. (B.H/Faxweb)