Anëtari i Kryesisë së PD, Arben Imami është shprehur për mediat, jashtë mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, se partia është në rënie të vazhdueshme.
Ai u shpreh se gjithmonë ka qenë në PD dhe se ende nuk është larguar prej saj.
“Nuk mund të mblidhet Kuvendi pa u thirrur Këshilli.
Një mënyrë për ta zhvendosur debatin është të diskutohet në do marrë apo sdo marrë pjesë ndonjë anëtar në grupin e punës për ndryshimet statutore.
Çëshjtja është a do të ketë një debat serioz transparent e të hapur. Debati bëhet në parti. Kjo parti ka nevojë për diskutim të thellë politik.” – u shpreh Imami.
“Para disa muajsh bëmë një mbledhje ku u diskutuan dy çështje të rëndësishme, e para respektimi i statutit dhe çështja e bashkimit.
Statuti nuk është respektuar gjatë gjithë kësaj kohe sepse vendimet e Këshillit u morën nw kundërshtim me Statutin dhe sa i përket çështjes së bashkimit duket se ky Kuvend do të çojë në formalizimin dhe legalizimin e mosbashkimit” – përfundoi Imami prononcimin e tij mediatik.
Ndërkohë Fax News informon se anëtari tjetër i kryesisë Gent Malko, i caktuar nga kryetari Basha në grupin e punës për ndryshimet statutore, do të vijojë të qëndrojë duke mos u shkëputur njësoj si Arben Imami.
(E.L/Faxweb)