Në një konferencë për mediat Presidenti I Republikës Ilir Meta ka reaguar dhe për Komisionin e Venecias i cili ka futur ne axhendë shqyrtimin e kërkesë për mendim dërguar nga Kuvendi i Shqipërisë në lidhje me shkarkimin e tij nga detyra.
Gjatë përgjigjes i qetë Meta është shprehur se jo vetëm nga Komisioni i Venecias por as nga Bienalja e Venecias nuk ka frikë. Për Presidentin si duket i vetmi shqetësim është nxjerrja në dritë e gjyqit të Becchettit.
“As nga Komisioni i Venecias, as nga Bienalja e Venecias, të cilën ua kam mbajtur sekret, por e vizitova tani që mora “Luanin e Artë” dhe është diçka frymëzuese.
Nuk kam hallin e Venecias, por që të dalë mbi ujë gjyqi i Bechettit dhe që qeveria ta fitojë, se është faturë e madhe për shqiptarët, nëse ka dështim dhe të shikojë të hapë sytë për gjithë proceset e tjera që janë në gjykatat evropiane, sepse janë kosto të mëdha për të gjithë shqiptarët”, ka deklaruar Meta.