Që kryeministri Rama ka një debulesë për Artan Lamen kjo duket. Tashmë pas rimarrjes së kreut të Agjencisë së Legalizimit dhe Urbanizimit të Zonave Informale (ALUIZNI), Artan Lame do të jetë edhe anëtar i Bordit të Hipotekave.
Vendimi është marrë dje në Mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Sipas VKM-së, Lame do të jetë përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë në këtë bord.
Bordi drejtues i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme kryesohet nga një përfaqësues i kryeministrit dhe ka në përbërje përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave.
Sa mirë për Lamen, jo një po dy poste. Nuk është pak të klasifikohesh mes të besuarve të kryeministrit.
(E.K/Faxweb)