Pas denoncimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimin ndaj kompanive të mirëmbajtjes dhe pastrimit. Këto kompani janë akuzuar nga ARRSH për mosmarrjen e masave me qëllim zhbllokimin e rrugës Dedaj-Bogë dhe akseve drejt pikave turistike të Thethit dhe Valbonës.
Shkak për nisjen e hetimeve janë bërë edhe ankesat e banorëveqë kanë mbetur të bllokuar. Në vijim të hetimeve për akset kombëtare dhe rurale si pasojë e mosmarrjes së masave nga firmat e mirëmbajtjes, Prokuroria e Shkodrës do të njihet me kontratat që kanë firmat në këtë qark ku janë shënuar dhe problematikat më të mëdha.
Pritet që gjatë javës të sekuestrohen kontratat e këtyre firmave dhe të merren në pyetje administratorët e tyre. (XH.A/SHUPLAKA)